Momentet më pikante nga protesta e opozitës…

659
Sigal

Protesta e opozitës është përmbyllur pas rreth 5 orësh, ndërsa u shoqëruan disa përplasje përpara godinës së Parlamentit.

Disa qytetarë u dëmtuan si pasojë e përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga policia, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e automjeteve me ujë, ndaj protestuesve.

Protesta nisi në orën 11:00 para godinës së Kryeministrisë, e cila u rrethua simbolikisht nga mijëra protestues, të cilët pas dy orësh u zhvendosën para Kuvendit të Shqipërisë, duke kapur të papërgatitur uniformat e policisë.

Megjithatë kjo e fundit arriti të moslejojë protestuesit të hyjnë në territorin e Parlamentit, duke përdorur gazin kundër tyre.