Moisiu: Situata në Maqedoni është shqetësuese dhe kërkon angazhim më të madh nga Shqipëria

67
Ish presidenti i vendit Alfred Moisiu ishte pjesëmarrës në konferencën e zhvilluar dhe paralajmëroi se Maqedonia ndodhet në një krizë të thellë që rrezikon të përhapet edhe më gjerë në rajon ndërsa e cilësoi ngjarjen në Kumanovë një aksion të mirëfilltë ushtarak për të treguar forcën e pushtetit.
Deklarata e kryeministrit të vendit Edi Rama paralajmëroi vendosjen e vetos ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
Nëse autoritetet maqedonase nuk garantojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit ka shkaktuar debate dhe qëndrime pro e kundër në konferencën “Faktori Shqiptar dhe perspektiva e Maqedonisë” që u mbajt sot nga Instituti i Studimeve Politike.
“Maqedonia është në krizë të thellë që pas publikimit të përgjimeve nga kreu i LSDM-së. Situata e krijuar ne Maqedoni është shumë shqetësuese edhe Bashkimi Europian duhet të mbajë përgjegjësinë e tij. Situata duhet zgjidhur sepse rrezikon destabilitetin jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Kumanova ishte një aksion i vërtetë ushtarak që i shërbeu atyre që janë në pushtet”- tha Moisiu
Të gjithë pjesëmarrësit në konferencë ranë dakord se situata në Maqedoni është tejet shqetësuese dhe kërkon angazhim më të madh nga Shqipëria, ndërsa marrëveshja e Ohrit ka dështuar. Ndërsa Besim Hoda i shoqatës së veteranëve të UCK-se u shpreh se nevojitet një marreveshje e re për ti dhënë zgjidhje krizës.
“Kjo konferencë është një mundësi për të sqaruar jashtë kornizave politike atë që po ndodh aktualisht në Maqedoni. Duhet një marrëveshje e re për të zgjidhur krizën dhe fajin për situatën e ka politika shqiptare në Maqedoni, por edhe i gjithë faktori shqiptar në rajon”. – tha Besim Hoda.
Nga ana e tij kreu i Institutin e Studimeve Politike Afrim Krasniqi tha se autoritetet maqedonase se po përpiqen ta transferojnë krizën e tyre të brendshme në Kosovë.