Moisi Habilaj do mëshirë, kjo ishte kërkesa e tij para drejtësisë italiane

636
Sigal

Ka përfunduar në Gjykatën e Katanias në Itali seanca gjyqësore ndaj grupit “Habilaj”, e cila mësohet se ka zgjatur për rreth 2 orë.
Mësohet se gjatë kësaj seance, Moisi Habilaj, i cilësuar si “koka” e narkotrafikut, ka kërkuar gjykim të shkurtuar përmes avokatit të tij mbrojtës.

Ai është shfaqur në seancë nën masa të rrepta sigurie, teksa nuk janë lejuar as mediat që të jenë pjesë e gjyqit.

Në këtë seancë, avokati i Habilajt ka kërkuar që klienti i tij të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar.

Por në përfundim të seancës, Gjykata e Katanias vendosi që të shyqrtojë kërkesën e të pandehurit, duke shtyrë kështu seancën për më 25 shtator.

Kujtojmë se një ditë më parë, dy prokurorët shqiptarë Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara, morën në pyetje Moisi Habilajn, bashkë me Nezar Seiti dhe Meridian Sulajn.

Lidhur me të njëjtën çështje, po hetohet paralelisht në Shqipëri edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si i dyshuar në trafikun e drogës.