Modeli i Ligjit “Mbi Ekspertin Ligjor” i një vendi të Bashkimit Evropian

629
Sigal

Miltiadh M. Muçi 

Ekspert, Kriminalist i Pavarur

Mbi Reformën në Drejtësi:

Për t’u bërë pjesë e diskutimeve dhe i ndryshimeve në sistemin e drejtësisë, për t’u shkëputur nga sistemi i kaluar juridik i kontrolluar nga politika, shteti apo pushteti, ekspertët e pavarur morën nismën dhe përgatitën draftin për “Ekspertimin Ligjor të Pavarur”, për fushat më të kërkuara të tij nga organet gjyqësore dhe prokurorisë, bashkë me kapitullin “Mbi ekspertimin” të Kodit të Procedurës  Civile e Penale.

Qëllimi i ligjit të veçantë është, jo vetëm të garantojë paanësinë e mendimit të ekspertit nga strukturat shtetërore, sikurse ndodh sot me Institutin e Policisë Shkencore, strukturë mbështetëse e Policisë së Shtetit, por ekspertët të zhvillojnë veprimtarinë, të mbështetur tërësisht në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile e Penale, në ligjin për ekspertin dhe ekspertimin, në çdo ligj që lidhet me Ekspertimin Ligjor të Pavarur, të institucionalizuar.

Ndërsa objekti i ligjit është, të përcaktojë mënyrën e funksionimit të Ekspertimit Ligjorë të Pavarur, organizimit të veprimtarisë së eksperttit ligjor të pavarur, kriteret që duhet të kenë personat që do të ushtrojnë profesionin e ekspertit të pavarur, statusin me të drejtat dhe detyrimet, detyrat dhe përgjegjësitë, masat disiplinore, tarifat dhe marrëdhëniet me strukturat e institucioneve shtetërore, me subjektet fizikë e juridikë privatë.

Ka qenë kjo arsyeja që na është dashur të sensibilizojmë strukturat shtetërore të Drejtësisë, ato të legjislativit dhe strukturat ndihmëse apo mbështetëse të Drejtësisë, që veprojnë të pavarura sikur avokatia, noteria e përmbarimi, por edhe opinionin publik, qytetar. Dhe për këtë,  midis të tjerave kemi botuar disa shkrime në median e shkruar si:

-Reformë në Drejtësi apo për Drejtësi; Policizimi i Drejtësisë; Policia Shkencore t’i shërbejë Policisë së Shtetit;

-Zotërinj gjyqtarë!  Respektoni papajtueshmërinë  e oficerëve të Policisë Shkencore;

-Ekspertimi i Pavarur Ligjor dhe specialistët joligjorë;

-Mendime të ekspertëve të kriminalistikës për Projektligjin e Ekspertimit Ligjor;

-Vlerësime të dashamirësve evropianë në vendin tonë.

Nga diskutimet dhe debatet me strukturat shtetërore të pushtetit legjislativ dhe atë ekzekutiv, por dhe juristë e specialistë të fushave të ndryshme të ekspertimit, një nga pretendimet si mur betoni të vendosur përballë nismës sonë, ka qenë: “A ekziston modeli i Ligjit të Ekspertimit Ligjor?” në vendet e Bshkimit Europian, të cilin  më mirë se kushdo duhej dhe padyshim e kanë ditur strukturat shtetërore, ndërsa ne me vështirësi pas shumë kohësh mundëm ta gjenim, duke u treguar këmbëngulës dhe në mënyrë të përmbledhur po e paraqesim në këtë numër të gazetës “Telegraf”, ndërsa “lufta“ me ata që preferojnë antiligjin, do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Ja dhe përmbledhja e modelit të ligjit Letonez, “Mbi Ekspertin Ligjor”,  maj 2006

Në nenin 2  “Qëllimi i këtij ligji”, thuhet se, është të rregullojë aktivitetet profesionale të ekspertëve ligjore për të siguruar një ekzaminim të paanshëm gjyqësor dhe shkencërisht të justifikuar të ekspertëve. Ndërsa vazhdon se, institucioni për ekzaminimin e ekspertëve ligjorë (gjyqësorë) – është një institucion i administratës së drejtpërdrejtë ose e një njësie të saj, aktivitetet bazë të të cilave përfshijnë kryerjen e provimeve të ekspertëve ligjorë…, të kryejnë ekzaminime profesionale në rastet e parashikuara, për sa i përket Ligjit të Procedurës Penale, Ligjit të Procedurës Civile, dhe Kodit të Shkeljeve Administrative të Letonisë; nga një person ekspert shtetëror ligjor ose një shtetas i njohur ekspert ligjor privat;  Në nenin 3 të ligjit parashikohet e drejta për të kryer një ekzaminim të ekspertëve ligjorë dhe konkretisht. Personat që kanë të drejtë të kryejnë një ekzaminim të ekspertëve ligjorë në përpu- thje  me kompetencat e tyre  janë: ekspertë të shtetit ligjor dhe ekspertët e njohur ligjorë privatë. Eksperti ligjor fiton të drejtën për të kryer ekzaminimin e ekspertëve ligjorë, pas pranimit të një certifikate të ekspertit ligjor. Nëse ekziston një ekzaminim i ekspertëve në fushat, ku nuk ka ekspertë të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, një person tjetër i cili ka një njohuri të veçantë,  përkatëse, mund të udhëzohet për të kryer ekzaminimin e ekspertëve në përputhje me procedurat e specifikuara në aktet rregullues. Me interes janë  dispozitat e neneve 4 e 19, që bëjnë fjalë për marrjen e certifikatës dhe regjistrimin e ekspertëve ligjore, kriteret që duhet të plotësoi personi fizikë. Një ekspert ligjor, brenda pesë ditëve të punës pas marrjes së certifikatës së ekspertit ligjorë, duhet t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë të dhënat e specifikuara të këtij ligji. Ai duhet të njoftojë Ministrinë e Drejtësisë për çdo ndryshim në informacionin e ofruar brenda një periudhe kohore prej tri ditëve të punës. Regjistri i ekspertëve ligjorë është një publikim që përmban të dhëna për të gjithë eks- pertët ligjorë që veprojnë.. Në regjistër përfshihet informacioni me të dhëna që kanë të bëjnë të rëndësishme, të vlefshme për publikun e interesuar për te kryer ekspertimin. Në këto dispozita përcaktohen dhe raste kur personi  nuk mund të jetë kandidat, si një person i ndjekur penalisht ose i dyshuar në një çështje penale. lidhur me kryerjen e një vepre penale të qëllimshme; i dënuar për kryerjen e një vepre penale të qëllimshme,  pavarësisht se dënimi shuhet ose është dënuar për kryerjen e një vepre penale të qëllimshme, por është liruar nga vuajtja e dënimit për shkak të afatit të kufizimit, amnistisë, etj. Së fundmi të tërheqin vëmendjen kërkesat e nenit 6 ku bëhet fjalë për Komisionin e certi- fikimit të ekspertëve ligjorë, i cili jep provimin e certifikimit për kandidatët dhe provimin e ricertifikimit të specifikuar, për ekspertët ligjor. Pas studimit, Komisioni do t’i paraqesë Këshillit të Ekspertëve Ligjorë materialet dhe protokollin e ekzaminimit. Komisioni përbëhet nga persona të autorizuar nga drejtorët e institucioneve të ekspertëve ligjorë; një gjyqtar; një prokuror; një përfaqësues të Policisë së Shtetit; një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë; dhe një përfaqësues i stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë. Kryetari i Komisionit është përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Ministri i Drejtësisë miraton stafin e Komisionit për një periudhë kohore tre vjeçare. Kabineti do të përcaktojë aktivitetet dhe kompetencat e Komisionit. Në nenin 18 të ligjit janë parashikuar edhe dispozitat mbi mënyrën e përmirësimin e kualifikimit të ekspertëve ligjorë. Drejtori i një institucioni duhet të ofrojë një ekspert shtetëror ligjor, për të përmirësuar kualifikimin e tij në Letoni ose jashtë vendit, për jo më pak se një javë në vit, duke ruajtur pagën mujore dhe mbuluar të gjitha shpenzimet.

Interesante janë kufizimet në aktivitet e ekspertëve ligjorë privat ose të pavarur, të përcaktuara në nenin 20 të këtij ligji. Një ekspert ligjor privat apo i pavarur nuk ka të drejtë të kryejë:
1. Një ekzaminim të armëve të zjarrit e municioneve;

  1. Ekzaminim të mjeteve e substancave shpërthyese;
  2. Një ekzaminim të monedhave dhe kartëmonedhave, përveç objekteve me rëndësi historike;
    4. Një ekzaminim të substancave narkotike dhe atyre  psikotrope, që veprojnë fuqishëm;
    5. Ekzaminim mjekësor për qeniet e vdekura dhe të biomaterialeve të tyre;
    6. Një ekzaminim në lidhje me aktivitetet profesionale të mjekëve;
    7. Ekzaminim për përcaktimin e gjendjes shëndetësore të të dyshuari apo personit të akuzuar.

Shqyrtimi i çështjeve disiplinore dhe llojet e sanksioneve disiplinore janë parashikuar në nenin 25 të ligjit. Sanksionet disiplinor në vijim mund zbatohen për një ekspert ligjor në veprat disiplinore: një qortim ose tërheqje e certifikatës së ekspertëve ligjorë. Në të njëjtën kohë me sanksionet disiplinore mund të zbatohet për veprat disiplinore edhe zvogëlimi në pozitë për një vit; ose  largim nga pozita. Ndërsa në nenin 27 të ligjit përcaktohet përgjegjësia penale e ekspertëve ligjorë.

Interesante janë disa nga dispozitat kalimtare:

  1. Personi i cili në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kryen detyrat e një eksperti në një insti- tucion shtetëror, të administrimit të drejtpërdrejtë ose në shoqëri shtetërore dhe ka marrë një dokument që vërteton të drejtat e një eksperti, konsiderohet e baras vlefshme me ekspert shte- tëror ligjor dhe personit të tillë do t’i lëshohet një certifikatë e ekspertëve ligjorë, brenda një afati një vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
  2. Ekspertët ligjore përdorin metodat e miratuara në institucionet e provimit të ekspertëve li- gjore, deri në akreditimin ose miratimin e metodave për kryerjen e ekzaminimit në Këshill, por jo më vonë se deri më 31 dhjetor 2007, viti i hyrjes në fuqi të ligjit.

 

Besoj është kuptimplotë se çfarë rregullon ligji si sugjerim për përfaqësuesit e strukturave të instiucioneve shtetërore, të legjislativit e ekzekutivit, por edhe për të organeve të gjuqësorit dhe prokurorisë, të cilët nuk kanë reaguar më parë, dhe pse nga nismetarët është këmbëngulur të rregullohet veprimtaria e ekspertëve ligjore të të gjitha fushave të ekspertimeve ligjor.