Mjeti i paidentifikuar përplas për vdekje këmbësorin në Shkozet

552
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku ka humbur jetën një 54 vjeçar.

Policia lokale bën me dije paraprakisht se viktima është shtetasi me iniciale M.D, i cili ishte këmbësor. Përplasja fatale është regjistruar në Unazën Shkozet – Plepa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal