Mjete pastrimi për kanalet kulluese, dhuratë e qeverisë turke, Panariti: Angazhim kundrejt përmbytjeve

530
Ministri I Bujqësisë: Falenderojmë qeverinë turke. Ndihma, rritje e kapaciteteve për punimet në kanalet vaditëse dhe kulluese 
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z.Edmond Panariti, Ambasadori I Republikës së Turqisë në vendin tonë z.Hidayet Bayraktar dhe drejtori I TIKA-s z.Birol Cetin ishin sot në Lushnje për të ndjekur nga afër ceremoninë e dhurimit të një eskavatori, I cili do të intensifikojë punimet për pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese. Eskavatori, ndihmë e qeverisë turke do të menaxhohet nga Bordi I Kullimit të rrethit Lushnje dhe nga ana e ministrit Panariti është konsideruar si ndihmë e ardhur në kohën e duhur, për shkak të pritjes së një viti me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje. Ministri Panariti falenderoi ambasadorin e Turqisë, fondacionin Tika dhe qeverinë turke për këtë kontribut me vlerë për sistemin kullues. “ Ky është një materializim I vullnetit të shprehur nga qeveria turke për të ndihmuar qeverinë shqiptare, Ministrinë e Bujqësisë për rritjen e kapaciteteve për punimet në kanalet vaditëse dhe kulluese”, tha Ministri Edmond Panariti. 
Sigal