Mjeku italian nën akuzë nga Gjykata e Tiranës për mjekim të pakujdesshëm

495
Pas 29 seancash Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit e 6 muaj burg dhe 4 vite heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e mjekut për Tullio Simonçinin nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm të pacientit italian Luca Olivoto i cili gjeti vdekjen 2 vite më parë në një klinikë në Tiranë teksa vuante nga kanceri dhe u mjekua me sodë buke.
Dënimi është dhënë këtë të hënë nga gjykatësi Albert Meçe, ndërsa vetë Simoncini nuk ka qenë në seancë pasi ai nuk është arrestuar asnjëherë. Nën akuzë së bashku me Simoncinin ishte dhe kolegu i tij Roberto Gandini, për të cilin gjykata vendosi pafajësi.
Për mjekët nën akuzë prokurori Ervin Karanxha kërkoi 8 vite burg, përkatësisht 5 për Tullio Simoncinin dhe 3 për Roberto Gandinin.
Sigal