Mjeku i nxjerr të palarat Spitalit të Fierit: Ampulë s’bëhem dot, mos u dukni këtej sot

601
Duket se situata në Spitalin e Fierit paraqitet kritike për shkak të mungesës së theksuar të medikamenteve mjekësore. Flitet se shpeshherë pacientëve dhe të afërmve të tyre u duhet që të blejnë vetë ilaçet e nevojshme duke dalë kështu duarbosh nga spitali.
Gjendjen kritike në të cilën ndodhet Spitali i Fierit, e ka përcjellë së fundmi një mjek i këtij spitali rajonal, Jani Sava, i cili rendit mungesën e disa ilaçeve, ku ajo që bie në sy është edhe mungesa e paracetamolit.
Situata paraqitet aq kritike, sa ai u sugjeron qytetarëve që do të ishte më mirë të mos dukeshin nga spitali.
“Mengjes….e diele…..mora rojen…
Kush me gjen Dopamine…Lenitral…Adrenaline,Lanatosid C, Diazepam,Manitol,Calci gluconat,Natri bicarbonat,Prednisolon,Voltaren,Adalat,Atenolol,Paracetamol……
Me duhen te ndihmoj njerzit..jo per reklame..
Se edhe sikur 48 ore pa fjetur te rri une….ampule nuk behem dot…..
Mos u dukni ketej sot.”, shkruan ai.
Sigal