Banorët në qarkun e Gjirokastrës duhet të kenë kujdes nga merimanga e zezë.

Edhe pse ende nuk ka asnjë rast të evidentuar, mjekët e spitalit të Gjirokastër këshillojnë qytetarët që të jenë të vemëndshëm pasi pickimi i tyre është vdëkjeprurës.

Thanas Bashari, mjek i urgjences:”Pickimet nga merimanga që janë vërtet vdekjeprurëse, por deri më sot në spitalin e Gjirokastrës kemi pasur disa raste, por jo për këtë vit.

Një tjetër problematikë për banorët e kësaj zone janë pickimet nga bleta, të cilat kanë shkatuar rreth 70 raste vetëm gjatë muajit qershor, dhe disa prej këtyre të lënduarve janë në gjëndje të rëndë shëndetësore. Më të rrezikuar nga pickimi i bletëve jane banorët që jetojnë në zonat bujqësore.

Thanas Bashari: “Pickime të rrezikshme janë merimanga e zezë dhe reaksione kemi pasur plot.”

Përsa i perket kafshimeve nga gjarpri mjeket thone se numri i tyre nga viti i kaluar ka qenë më i ulet kete vit, ku jane shënuar 4 raste.