Mjekësia, kriteret e pranimit në universitet

3692
Senati Akademik ka përcaktuar notat minimale dhe rregullat shtesë për ata që duan të ndjekin studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë. Vendimi i plotë
Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka vendosur kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë për vitin 2018-2019. Në vendim përcaktohen notat minimale dhe rregullat shtesë për ata që duan të ndjekin studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë. 
Vendimi
I – Kandidatët që aplikojnë për pranim në programet e studimeve që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2018-2019, duhet të kenë notën mesatare minimale (Nota mesatare minimale përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore), si më poshtë:
1. Mjekësi e Përgjithshme >8.5
2. Farmaci >8.5
3. Stomatologji >8.5
4. Shëndet Publik >8
5. Infermieri e Përgjithshme >7.5
6. Fizioterapi >7.5
7. Mami >7.5
8. Teknikë Imazherie >7.5
9. Teknikë Laboratori >7.5
10 Logopedi >7.5
II – Kriteret e pranimit të studentëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, përbëhet nga:
1 – Nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore 35%, ku:
a) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (bërthamë), Fizikë (bërthamë), Biologji (bërthamë), nota e provimit shumëzohet me 1.15.
b) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologji (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me 1.25.
c) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndët e përcaktuara në pikat a) dhe b) të sipërcituara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.
2 – Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme (për të gjitha vitet) 35%
3 – Nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese, të zhvilluara gjatë viteve të shkollës së mesme 30%, përkatësisht: 
a) Kimi
b) Biologji
c) Fizikë
10 % 
10% 
10%
II-1 – Në shtojcën I dhe I-a, bashkëlidhur këtij vendimi, paraqiten në mënyrë tabelore, të përmbledhur, pikat I dhe II, si dhe lista e lëndëve që konsiderohen si lëndë formuese për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

III – Koeficientët sipas llojeve të shkollave të mesme që do të aplikohen për vlerësimin e kandidatëve që aplikojnë për të gjitha programet që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë janë sipas tabelës nr. 2, bashkëlidhur këtij vendimi.

IV – Formula e përllogaritjes së pikëve për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që do të aplikojnë në programet e studimit të ciklit Bachelor dhe të cikleve të integruara (Mjekësi, Stomatologji, Farmaci) të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2018-2019, do të jetë si më poshtë vijon:

PP={(M1 * 35) + [(MK * 10) + (MB * 10) + (MF * 10) ] + [D1 + D2 + D3 + (Z1 * KZl) + (Z2 * KIT) ]/5 * 35} * KSHM * 100

Shpjegim: 
PP – Pikë të përgjithshme për rankim;
M1 – Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme; 
MK – Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Kimisë së tri viteve të shkollës së mesme;
MB – Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Biologjisë së tri viteve të shkollës së mesme;
MF – Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Fizikës së tri viteve të shkollës së mesme;
D1 – Provimi i detyruar i maturës 1;
D2 – Provimi i detyruar i maturës 2;
D3 – Provimi i detyruar i maturës 3;
Z1 – Provim me zgjedhje i maturës 1;
Z2 – Provim me zgjedhje i maturës 2;
KZ1, KZ2 – Koeficientët e lëndëve me zgjedhje në maturën shtetërore do të jenë si më poshtë:
• Provime mature me zgjedhje lëndët bërthame Kimi, Fizikë, Biologji, KZ=1.15
• Provime mature me zgjedhje lëndët e thelluara Kimi, Fizikë, Biologji, KZ=1.25
• Të gjitha lëndët e tjera KZ=1
KSHM – Koeficienti i shkollës së mesme, sipas tabelës nr. 2, në shtojcën II, bashkëlidhur këtij vendimi.
Tabela
Kriteret e pranimit në formë të përmbledhur për programet e studimeve të ciklit të pare dhe programet e integruara të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2018-2019.
Lista e lëndëve formuese për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Gjatë zbatimit të formulës së pikëzimit dhe renditjes së aplikantëve për secilin prej
programeve të studimit që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet konsideruar:
Kimi:
Kimi e thelluar
Kimi e avancuar
Kimi me biokimi
Kimi organike
Kimi, kimi e aplikuar dhe teknike mjedisore
Pitforcim kimi
Kimi analitike
Kimi fizike-koloidale
Kimi inorganike

Biologii:
Biologji me zgjedhje
Biologji e thelluar
Përforcim biologji
Biologji lëndë me zgjedhje të detyruar

Fizikë:
Fizikë e avancuar
Fizikë e thelluar
Fizikë lëndë me zgjedhje
Fizikë lëndë me zgjedhje të detyruar
Fizikë dhe fizikë e aplikuar
Fizikë e zbatuar
Fizikë radiologjike
Fizikë-Kimi
Fizikë-l
Nota e lëndës “Shkenca natyrore” e kurrikulës bërthamore, llogaritet si notë për Kiminë,
Biologjinë dhe Fizikën.
Tabela
Koeficientët sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët, të cilët aplikojnë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2018-2019
Sigal