Mjegull e dendur, humbasin dy turiste izraelite në malet e Thethit

584
Sigal

Dy turiste nga Izraeli kanë humbur nëpër malet e Thethit. Shkak është bërë një mjegull e dendur e cila ka mbuluar zonën malore në veri të vendit. Policia ka nisur kërkimet pas njoftimit nga banorët e zonës. Vajzat kanë humbur në aksin që përshkruhet në këmbë nga zona e Vuthajt në drejtim të Thethit, në majën e Pejës.

Turistet kanë mbetur të bllokuara në zonë për shkak se mjegulla e dendur e bën të rrezikshëm ecjen në pikat malore. Njoftimi është bërë nga nëna e vajzave, e cila ka komunikuar me bujtinën pritëse të Thethit. Kanë nisur tashmë kërkimet për të gjetur vajzat.