“Mjedisi” pezullon firmën e kontraktuar për “Rrugën e Kombit”

486
Sigal

TIRANE  – Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka pezulluar aktivitetin e firmës së ndërtimit “Victoria Invest-Internacional” me motivacionin e moszbatimit të procedurave.

Kompania kosovare e cila operon edhe në Shqipëri, është kontraktuar në vitin 2006 për ndërtimin e segmentit të tretë të rrugës Durrës-Morinë. Para se të bëhej pezullimi i aktivitetit të këtij subjekti, Inspektorati i kishte vendosur një gjobë prej 1 milion lekësh disa ditë më parë. Kryeinspektori Ergys Agasi ka deklaruar se: Subjektit i pezullohen punimet deri në plotësimin e procedurave për dokumentacion”.
 
Kjo do te thote se oër këtë pezullim nuk ka afate të parapërcaktuara pasi në momentin e parë që do të bëhet plotësimi i procedurave për dokumentacionin ky subjekt do të rinisë aktivitetin e tij në Shqipëri.
 
Deri në plotësimin e dokumentacionit ky subjekt është i detyruar të pezullojë të gjitha punimet.