Mjedisi, identifikim edhe ambalazheve

93
Qeveria vendosi dje që prodhuesi ose importuesi lejohet të hedhë në treg apo të vendosë në qarkullim qese plastike mbajtëse, vetëm pasi sigurohet që në të janë të dukshme inicialet identifikuese të prodhuesit; shenjat treguese që përcaktojnë llojin e plastikës që është përdorur për prodhimin e qeses apo ambalazhit; shenjën e aditivit vetëshkatërrues të përdorur; datën, muajin dhe vitin e prodhimit; shenjën identifikuese që tregon se qesja është e riciklueshme dhe duhet depozituar dhe mbledhur e ndarë nga mbetjet organike dhe shenjën për përdorim në kontakt drejtpërdrejt me produktin ushqimor, nëse është prodhuar për atë qëllim. Sipas vendimit, prodhuesi, importuesi, tregtuesi apo çdo subjekt tjetër ekonomik, privat apo publik, mban dhe ruan informacion mbi hallkën e mëparshme apo pasuese të qeseve plastike mbajtëse, për një periudhë jo më të vogël se 36 muaj, me qëllim identifikimin dhe gjurmimin e procesit të daljes në qarkullim të këtyre qeseve.