Misteri i vendvarrimit të Skënderbeut

1065
Sigal

Vladimir BIZHGA

Më 14 qershor 1468 Kruja qyteti, famëmadh i Skënderbeut, kryeqendra e Skënderbeut ra pas 10 vjet luftërash, qysh nga vdekja e kryetrimit Gjergj Kastriot. Andronika/Donika, e shoqja e Skënderbeut, iku në mbretërinë e Napolit, bashkë me Gjonin e vogël dhe një shpurë trimash e vajza shoqërimi. Nisja e Donikës me të birin u bë nga Rodoni. Kronisti Gjon Muzaka duhet të jetë i mirë informuar për nisjen e Donika Kastriotit, mbasi së bashku me të u nisën si shoqëruese të saj edhe dy motrat e tij. Në lidhje me nisjen e saj, Gjon Muzaka shkruan tekstualisht: “Zonja Skandërbeg, gruaja e Heroit, kaloi në këtë mbretëri të Napolit pasi vdiq i shoqi ajo me të birin, Gjonin, u pranua në oborrin mbretëror Aragonez. Më vonë ajo u trajtua si “Zonjë Nderi” (Damë d’Honneur) e mbretëreshës së Napolit, Johana III. Në fillim të shekullit XVI, kur nëna mbretëreshë e Napolit, Johana III, e veja e Ferrantit, shkoi në Spanjë, e mori Donikën me vete gjithnjë si “Zonjë Nderi” në pallatin e saj mbretëror, në Valencia. Donika mori me vete në Spanjë djalin e Gjonit Alfonsin, që vdiq në moshën 15 vjeçare, e u varros në manastirin e Valencias.: “Këtu prehet Alfonsi, bir i të famshmit Gjergj Kastrioti, Mbret i Shqipërisë, mposhtësi i turqve, mbrojtës i pathyeshëm i krishterimit, të cilin turqit e quajtën Skënderbeg dhe për nga prejardhja, vlera dhe shpirtmadhësia e krahasuan me mbretin Aleksandër të Maqedonisë. Vdiq në moshën 15-vjeçare, në qytetin e Valencias, viti 1508.”.. Donika u trajtua si “Zonjë Nderi” në Spanjë edhe nga Johana IV, e veja e mbretit Ferrantin, pasardhësja e Johanës III, derisa vdiq rreth vitit 1508. Donika Kastrioti vdiq rreth vitit 1508. Është varrosur në manastirin e Trinisë së Shenjtë në Valencia, Spanjë. Donika Kastrioti ishte gruaja e Skënderbeut , dhe fatin e ka pasur të njëjtë me shumë bashkëshorte të tjera njerëzish shumë të famshëm: Është eklipsuar prej lavdisë së tyre. Është mbajtur në hije, është lënë në terr, i cili ka mpakur dhe zvogëluar dimensionet historike të saj. Bashkë me to edhe vlerat që ka mbartur. Madje një nga pasuritë që mund t’u rikthehet shqiptarëve kudo ku janë është personaliteti i Donika Kastriotit dhe cilësitë që ajo ka mishëruari bijë e denjë e Arianitëve. Gjergj Kastriotit kemi afro gjashtë shekuj që i kthehemi dhe i rikthehemi, përherë duke zbuluar prej tij mesazhe të reja. Edhe gjashtë shekuj apo gjashtëdhjetë nuk do t’i mungojë kjo përkujdesje. Por ky kujdes padrejtësisht i ka munguar shoqes së tij të jetës, Donikës. Akoma sot kësaj zonje të parë të kryetrimit nuk i bëhen nderet që i takojnë, trupi i saj duhet të prehet në atdhe, i takon qeverisë shqiptare të kryejë këtë akt të madh. Gjini i biri i Skënderbeut , u shpall, nga mbretëria e Napolit, Kont të Salentos (Itali), 1478; Zot të Galianos në Napoli, kont të Galantinës, Më vonë Donikës, mbreti Frederik Ferraro i Napolit, i dha edhe një feud tjetër në Galiano. Gjoni ndërtoi atje për Françeskanët një manastir e një kishë. Nga gjithë sa thuhet mbi vend varrimin e heroit Gjergj Kastrioti, u varros në Kathedralen e Shën Kollit në Lezhë, të cilën e kishte rindërtuar pak vite më parë. Shqiptarët nuk qenë aq naivë, sa të linin eshtrat e kryetrimit në duart e armikut më të madh, turqve osmanë, të cilët do t’i bënin hajmali eshtrat e tij. Është e sigurt që në fshehtësinë më të madhe, trupi i Skënderbeut të ketë vajtur në Itali, nëpërmjet portit të Rodonit. Lundrimi në Adriatik ishte për shkak të konflikteve midis shteteve italiane dhe turke. Me ndërmjetësinë e Papës, u arrit e ashtuquajtura “paqja paulinë” dhe u hap rruga për lëvizje në Adriatik. Në kohën që 10 vjet luftohej, dhëmb për dhëmb, po në fshehtësi ai është rivarrosur diku, dhe më afër është manastiri që u ngrit nga i biri Gjoni, në Galiano, i cili përveç manastirit ndërtoi edhe një kishë për françeskanët . Shumë hamendje që përjashtojnë, manastirin e haderlandit në malin e Athosit, ku Gjoni i ati i Skënderbeut dhe i vëllai Stanishi ndërtuan një kullë. Dihet që Stanishi jetoi si murg, në Atos, e vdiq atje. Donika Kastrioti vdiq rreth vitit 1508. Është varrosur në manastirin e Trinisë së Shenjtë në Valencia, Spanjë kur ishte me mbretëreshën Aragonase të Napolit. A ka mundësi që ajo ta ketë marrë me vete të dashurin e saj, që e gëzoi vetëm 18 vite?! Çdo gjë ka mundësi, shqiptarët janë të zgjuar dhe kanë ditur ta ruajnë kryetrimin e tyre. U takon, historianëve e gjithë shqiptarëve ta sqarojnë këtë enigmë të madhe kombëtare.