Mirëqenia në botë, Shqipëria e 108-a

576
Në një raport zyrtar të mirëqenies në botë, Shqipëria ka zënë një ndër vendet në fundin e listës së renditjeve. Në raportin e mirëqenies nga “Goodcountry.org”, Shqipëria është renditur në vendin e 108, si vend më mirëqenie të ulët, nga 163 vende që janë gjithsej. Në këtë renditje na ka lënë pas: Kyrgystani, Palau, Peruja apo Uganda. Ndërsa poshtë vendit tonë janë renditur vende jo me ndonjë rëndësi të madhe si Togo, Tanzania apo Liberia. Sipas raportit, siguria në vendin tonë është problemi i parë më kryesor, duke u renditur në vendin e 148 nga 163 vende. Problemet e tjera të rëndësishme që pasojnë çështjen e sigurisë dhe paqes janë shëndeti dhe mirëqenia me renditje 126 nga 163. Në vend të parë për mirëqenien është Suedia dhe në vend të fundit Libia.
Sigal