Mirënjohje ambasadës së Turqisë në Shqipëri

534
Sigal

Gazeta Telegraf/

Shoqata Kombëtare e
Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë falënderon
Ambasadën e Turqisë në vendin tonë për ndihmën humane të sadakasë, të dhënë në
përballimin e përmbytjeve dhe fatkeqësisë natyrore të muajit nëntor 2016.
Mbështetur në këtë humanizëm, kjo ambasadë ka ndihmuar me ndihma të ndryshme
disa familje të personave me aftësi të kufizuara për këtë fatkeqësi. Shembulli
konkret i humanizmit dhe sadakaja e kësaj ambasade ka qenë e pranishme pranë
kësaj shoqata në të gjitha rastet festive dhe problematike për këtë shtresë
shoqërie, e cila vuan dramën e fatkeqësisë shëndetësore dhe të minimumit jetik.
Nën shembullin e Ambasadës së Republikës së Turqisë, le të përfshihen dhe
përfaqësi të tjera diplomatike të akredituara ato në Republikën e Shqipërisë
për të dhënë ndihmesën e tyre.