Mirëmbajtja e 61 regjistrave të Gjendjes Civile, 20% më tepër se fondi vjetor i 610 mijë pensioneve

569
Përparim Halili
Nëse ka një ligj që ligjëron vjedhjen e padënueshme, ky është ligji i prokurimeve publike. Sipas fakteve të zbatimit të këtij ligji nga drejtuesit shtetërorë që e kanë këtë drejtë, fjala tender përkthehet kështu: “Pasurim nëpërmjet fondeve publike”. Një tender i tillë, absurd i zhvilluar në kulmin e dëgjesave kundër grabitqarëve është, procedura prokuruese për mirëmbajtjen e rrjetit të regjistrave elektronik “Online” të Gjendjes Civile! Ky tender do të zhvillohet në datën 11 gusht 2017 dhe do të jetë në vlerën limit 170 milionë, 762 mijë, 856 lekë e 4 qindarka pa TVSH, ose 2 miliardë e 5 milionë lekë. Ky tender, zhvillohet çdo vit dhe për të “modernizuar” gjendjet civile, çdo fillim viti kur mbaron kontrata, firmës fituese i bëhet edhe një shtesë kontrate, deri sa të sajohet e shpallet tenderi i radhës! Këto tenderë, me urdhër nga “lart” është vendosur të zhvillohen pa shpallje paraprake. Se, përse abuzohet dhe heshtet, këtë e dinë ata që kanë urdhëruar dhe që duhet t’i kontrollojnë. Ne dimë, këto tri fakte:

1. Po për këtë shërbim që nuk ka, është bërë shtesë fondi limit në vlerë 25 milionë,100 mijë e 503 lekë të reja, ose sa 10% e Kontratës me Nr. 64/7 prot., datë 31.12.2014, që sipas llogarisë së shtesës 10%, rezulton se vlera e tenderit ka qenë 3 miliardë lekë
2. Kjo shtesë kontrate me vlerë të saktë 300 milionë e 120 mijë lekë të vjetra me TVSH është nënshkruar në datën 17 korrik 2017, ndërkohë që tenderi tjetër me vlerë 2 miliardë e 5 milionë lekë, do të bëhet pas 12 ditësh!?
3. Mirëmbajtja e rrjetit të regjistrave elektronikë “Online” të 61 regjistrave të Gjendjes Civile, kushton 30% më tepër se fondi vjetor i 610 mijë pensioneve “popullore” të pleqërisë, që jepen në Shqipëri.
Njoftimi zyrtar
1. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Rrjeti i komunikimit “Online” i shërbimit të Gjendjes Civile”
2. Fondi limit 170 762 856.4 (njëqind e shtatëdhjetë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e gjashtë pikë katër) lekë pa TVSH.
3. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: Kohëzgjatja e shërbimit do të jetë 21.51 muaj nga momenti i lëshimit të sinjalit të komunikimit.
4. Afati dorëzimit të ofertave, data: 11/08/2017, ora:11:00
Sigal