Mirela Karabina: Stop taksave të shkollës, kur në të gjithë Europën ato janë falas..

135

Sot hapen dyert e auditoreve te Universiteteve. Ne nje postim te saje ish-ministria e Arsimit Mirela Karabina, perveç urimit ,u kujton studenteve qe te mos lejojne askend qe të tallet dhe që kerkone te perfitoje nga djersa e prinderve te tyre. Stop taksave te shkolles, kur ne te gjithe Europen ato jane falas..

Ja postimi i ministres Karabina

Për studentët e mi të dashur, Një vit të ri akademik ndryshe uroj! Por,ndryshe dhe të mirë do ta bëni vetëm ju, duke vepruar, duke zgjidhur gjërat e vogla me rëndësi të madhe: të fitoni një arsim cilësor që ju mëson të mendoni thellë. Ndaj, çohuni o studentë të mirë, jeni në kohën e duhur për gjënë e duhur! Tregojuni atyre që pengojnë rrugëtimin tuaj dhe që luajnë me jetën dhe të ardhmen tuaj që, e mira që ju jeni dhe përfaqësoni është më e fortë dhe do të triumfojë. Kolegë të nderuar, Heshtja e njerëzve të mirë është më e keqe se dëmi që bëjnë zullumqarët. Ndaj dhe për Ju, qoftë një vit ndryshe!