MIRËDITË/ Punonjësit servilë që po vajtojnë vendet e punës

106

Ndonëse janë mjaft të pakët e të dallueshëm nga të tjerët në Mirditë ka servilizëm që qajnë për “komandantin e tyre”. Ky vajtim i këtyre servilëve punonjës dhe drejtues të administratës ka ndodhur pas 23 Qershorit  të këtij viti. E vërteta është se bëjnë sikur qajnë Berishën, por ajo çfarë dhe çka qahet janë vendet e punës të marra me militantizëm, e nëpërmjet të qënit anëtar të PD-së, militant apo simpatizant i saj dhe jo nga meritokracia. Sot e gjithë administrata në Mirditë, duke filluar nga ajo e nënprefekturës, sigurimet shoqërore, zyra e bujqësisë, qendra e shëndetit publik, ndërmarrjes pyjore, Zyra e Tatim- Taksat, gjenden totalisht nën frikën e largimit nga puna dhe kjo ndodh jo për faj të rotacionit politik, por se krerët e këtyre institucioneve nuk kanë asnjë ngjashmëri me profesionalizmin që kërkon vendi i punës në organikë. Ato më të goditurat për mungesë të aftësisë së punonjësve janë: Zyra e Punës, ku në krye të saj ka vetëm një militant partie që prejardhjen e tij e ka nga ndërmarrja pyjore Pjetër Nikolli, që nuk ka asnjë lidhje me këtë administratë. Po në të njëjtën gjendje është dhe Kryetar i Degës së Sigurimeve dikur një mësues sot Drejtor i këtij Institucioni z.Nikoll Shyti që nuk e lidh asgjë me këtë funksion që mban, madje ka larguar ekonomist me shkollë të lartë duke i zëvendësuar me militant. Gjithashtu, mësuesi Zef Mrruku që i është larguar arsimit dhe ka 8 vite që drejton Degën e Postës në Mirditë që nuk e lidh asgjë me këtë institucion, çka ka patur mjaft mangësi në funksionimin e këtij institucioni, për të cilin ka folur shtypi i ditës. Administrata e nënprefekturës dhe të gjithë ata që janë sot, aktualisht nuk i përgjigjen vendit të punës, pasi janë marrë pa konkurrim, por vetëm nëpërmjet shokësh, miqsh dhe nëpërmjet lidhjeve nepotike që është pjesë e kësaj administrate që kanë një përbërje si: Dedë Kaçorri, Gjokë Gjoka, (të liruar para kohe nga ushtria ) Lindita Çupi dhe Liza Canga, e cila kjo e fundit ka lidhje miqësore me drejtuesin e këtij institucioni. Sigurisht që rotacioni do të ndodhë thotë,- Kryetari i Partisë Socialiste të Mirditës, po ky rotacion do të jetë mbi bazat e meritokracisë duke dërguar në pozicionet e punës njerëz të aftë e të zot të shkolluar e të profilit për t’i shërbyer më së miri popullit, e mbyll bisedën për gazetën “Telegraf”, z.Pjetër Pjetri.