Mirë “Çështje çame” nuk do ketë, por me çështjen shqiptare si do të bëhet?

610
Prof.as.dr. Agim Kocillari

Në një kohë kur problemet shqiptaro – greke duket se po fillojnë të marrin rrugën e zgjidhjes, pa pritur nga udhëheqsit e lartë të Athinës dalin anatema kërcënimi. Popujt tanë, nën sundimin osman, deri para revolucionit te tyre, ishim pak a shumë të barabartë. Shqiptarët të privilegjuar në pushtet e pasuri dhe grekët të privilegjuar si etni me gjuhë e shkollë të lejuar nga pushtuesit osamnë. Dhe që të dy të pakënaqur dhe në luftë të pandërprerë me këtë pushtim. Kjo pakënaqësi i kishte bërë të thurnin ëndrra dhe bashkoheshin. Por, fillimi i shekullit të 19-të, shqiptarët i gjeti në disavantazh gjeopolitik. Ne, pa një fe të vetme, me prirje ateiste, me një karakter rebel, fisnik dhe krenar, u gjendëm midis tre zjarresh: osmanëve, sundimin e të cilëve s’e pranuam asnjëherë; Evropës qe në shek e 15-të e kishim shpëtuar nga invazioni osman, por mosmirënjohëse; dhe sikur mos mjaftonin këto, doli dhe një i tretë, boshtit orthodoks. (Ky bosht, filloi të marrë formë me lindjen e kapitalizmit. Rusia, me qëllim ekspansioni, hapi serinë e luftërave me popujt myslimanë ne jug të saj. E para ishte me Turqinë për të marrë Krimenë në vitin 1810. Këto luftëra kërkonin një aleancë . Kë shtu u krijua aleanca sllavo – greke (boshti orthodoks Moskë-Beogra-Athinë). Veprimtaria e vendeve të kë tij boshti, të ndihmuara nga fuqitë e mëdha të Evropës, në funksion të interesave të tyre, ishin vendimtare për atë që ndodhi më vonë me kombin Shqiptar dhe konfigurimin gradual të shtetit të tij të cunguar. Dhe në vitet që pasuan u shoqëruan me shpopullime masive të trojeve shqiptare të mbetura jashtë këtij shteti të sakatosur. Në këtë veprimtari, fqinjët tanë, grekë e serbë kanë lozur rol të veçantë. (J.McCartthy. “Vdekje dhe Dëbim”. T. 1917). Të frymëzuar nga idetë e revolucionit Francez, popujt e Ballkanin ishin ngritur në luftë për liri dhe pavarësi. Nuk ishin më mbrapa shqiptarët, përkundrazi. Secili kërkonte aleatë. Të privilegjuar ishin grekët, sepse kishin “vëllezërit e tyre shqiptarë,, me të cilët kishin jetuar disa shekuj në paqe dhe miqësi. Edhe shqiptarët, më të fortë si ekonomikisht dhe politikisht sepse kishin Ali Pashën që ëndërronte të krijonte një shtet të përbashkët nuk dyshonin por e besonin këtë aleancë. Ata ishin pjesëmarrës në përgatitje të revolucionit. Kollokrotoni ishte pjesëmarrës i Grupit të Miqve te themeluar në Odesë që në vitin 1806. Në vitin 1812, ai erdhi ne Greqi për të organizuar kryengritjen. Ai ishte ndër udhëheqësit kryesorë të revolucionit. Shqiptarët mendonin se ky revolucion ishte edhe i tyri. Sot, vetë grekët e pranojnë, se në revolucionin e vitit 1821, “luftën në det e bënë Speciotët dhe hidriotët, kurse në tokë Suliotët,,(TV Sky). Ata e pohojnë pa drojë se pa këtë ndihmë të sinqertë dhe mëse vëllazërore ky revolucion nuk do të kishte fituar. Se sa e vërtetë është kjo e tregon fakti se ndër 100 herojtë e ketij revolucioni 80-90 ishin shqiptarë (paçka se kishte shqiptarë të krishterë, por kjo nuk do të thotë se ishin grekë siç pretendon propaganda greke). Ta mohosh këtë fakt madhor që e di gjithë bota dhe të kërcënosh dhe vrasësh bamirësin, çliruesin tënd do të thotë të jesh mosmirënjohës. Dhe mosmirënjohja është kulmi i hiporizisë (po përdor një fjalor të ngjashëm me atë që përdori presidenti grek Z. Pavropulos këto ditë. Z. President thotë: “Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë,, (Dita 15 shkurt). Dakord. po a e kanë njohur ndonjë herë pas revolucionit të 1821-shit grekët miqësinë dhe fqinjësinë e mirë? Nga historia dihet thënia Lapidare e Aristotelit. Kur e pyetën, pse e qorton Plutarkun, ndërsa e ka mik, Ai u përgjigj: “Vërtet e kam mik por më shumë kam mik të vërtetën.” Më tej Z. President, vazhdon avazin e Mukës dhe kujton çështjtjen çame duke thënë prerë: “Çështja çame nuk ekziston, ata kanë qenë bashkëpuntorë të gjermanëve.,, Dakord. Edhe këtë le ta pranojmë për një moment se është e vërtetë. Por ne shqiptarët po u pyesim: Çfarë patët me pleqtë dhe fëmijët çamë qe i therët e i vratë. Ata nuk kanë qenë kriminelë, sepse nuk mundeshin fizikisht. Po 35 000 shqiptarë të përzënë me dhunë në vitin 1923-24 nga treva Kostur Follorinë, çfarë lidhje kanë me Luftën e Dytë Botërore dhe me ngjarjet e zhvilluara në Çamëri 20 vjet më vonë. Pse nuk u jepni të paktën atyre që banojnë në Shqipëri dhe nuk janë berë ende “turq”. Traktati i Lozanës nuk ua mohon. Apo jo? Ju e dini mirë se jeni jurist. Po 474 shiptarë që therët në 12-14 gusht 1912 në fshatin Panarit, a kishin ndonjë faj? Po 30 000 të tjerë që vratë në atë kohë në Shqipërinë e Jugut dhe dogjët mbi 400 shtëpi, a kishin lidhje me Italianët dhe çfarë u kishin bërë ju grekëve? Këto fakte tregojnë se Ju Z. President, edhe asnjë qytetar grek nuk ka të drejtë as morale dhe as ligjore të na japë leksione ne shqiptarëve. Duke mos njohur asnjë padrejtësi dhe krim që keni kryer ndaj nesh si komb, që arrin deri në gjenocid, shqiptarët dhe grekët që dikur kishin një vëllazëri dhe miqësi të vërtetë, prej 200 vjetësh e sidomon pa shpalljes së pavarsisë kemi shumë probleme me ju. Faktet që sollëm më sipër e vërtetojnë katërcipërisht këtë. Por nga na tjetër popujt tanë vazhdojnë të jenë si dikur miqësorë me njeri tjetrin. Këtë e vërtetoi pritja që iu është bërë shqiptarëve në shtetin tuaj pas viteve ’90-të. Pavarësisht se ajo ishte një ndihmë e madhe për zhvillimin e shtetit tuaj, duke rritur disa here edhe GDP, edhe ne na ndihmoi shumë në vitet e vështira që po kalojmë. Por, nga sa shprehëm më sipër, kuptohet shumë qartë që mosmarrëveshjet tona nuk janë 70 vjeçare, por mbi 200 vjeçare. Kjo ndodhi kur kisha juaj në vitin 1827 mori në duart e veta drejtimin e shtetit grek. Për të shtjelluar dhe vertetuar këto, lë të analizojmë se midis nesh ka realisht jo vetëm një çështje të mirëfilltë çame, por ajo është shumë më e gjerë , është ÇESHTJA SHQIPTARE (por kjo u shqetëson ). Ju, si jurist dhe si politikan, e dini mirë se midis Greqisë dhe Shqipërisë ekziston një çështje Shqiptare (Kjo me shumë probleme). Kishim një mundësi që këto probleme të zgjidheshin. Kishim një Trakatat Miqësie ( I thënçin). Ju morët e përfituat prej tij çfarë deshët. E kundërta ka ndodhur me detyrimet e palës greke në funksion të zgjidhjes së problemeve shqiptare, duke i lënë ato siç kanë qenë më parë. Shqiptarët nuk e kuptojnë kë ë sjellje. Mirë bëtë, ç’bëtë me traktatin por tani si keni kurajon civile dhe qytetare të na flisni me këtë gjuhë . Për më tepër keni kurajën të na jepni mësime dhe kërcënoni!!! Një fakt tjetër. Ju si jurist i njihni ligjet ndërkombëtare për minoritet. Si do ta quani lajmin nga Brukseli (29.09.016), që komisioneri Hahn u shpreh publikisht se në Greqi ka mbi 600 fshatra ku flitet shqip. Athina reagoi menjëherë me avazin ashpër dhe prerë: Nuk ekziston ky problem, madje as që është diskutuar ndonjëherë me qeverinë shqiptare. A nuk kemi ne shqiptarët të drejt , të kërkojmë që vëllezërit tanë të një gjaku në greqi, të kenë po ato të drejta që minoriteti grek i ka fituar me kohë në shtetin shqiptar. Pra, Çështja Shqiptare me gjithë problemet që përmban (janë 96 syresh – M. Nazarko.”Lufta e Fundit me Greqinë”), doni apo nuk doni Ju, do të diskutohet dhe shtrohet për zgjidhje në takimin e dy kryeministrave. Mendoj kështu, sepse e kërkon koha. Se çfarë do të arrihet është tjetër gjë. Por bota e di dhe është me ne. Pa u zgjidhur problemet që kemi midis nesh nuk mund të ketë paqe dhe miqësi. Ka ikur koha e kërcënimeve. Shqiptarët nuk janë më ata të djeshmit. Bëhuni realistë. Është në interesin e përbashkët. Trajtimi i “çështjes çame” ka filluar sidomos pas viteve ’90-të, kur menjëherë në kushtet e reja të krijuara, Çamët krijuan shoqërinë “Çamëria,, dhe filluan ta bëjnë të njohur problemin e tyre brenda dhe jashtë vendit. Krijimi i partisë çame e çoi me tej këtë njohje. Sot, problemi çam, me të drejtë njihet me hollësi brenda vendit dhe disi, dhe sot ka filluar të bëhet i njohur edhe jashtë vendit. Për këtë mjafton të përmend studimet dhe shkrimet e bëra nga studiues të huaj si Prof. Xheims Petiffer dhe Miranda Wicker (autorë anglezë) Çështja çame është një problem i drejtë dhe duhet zgjidhur patjetër, por kjo është pjesë e një problemi po kaq të rëndësishëm dhe të mprehtë, fatkeqësisht i harruar, ai i popullsisë shqiptare të dëbuar me dhunë, po ashtu si edhe çamët, nga trojet e tyre në viset shqiptare të Maqedonisë Jug-Perëndimore që sot përfshihen nën shtetin Grek. 

Vijon nesër


Sigal