Mirditë, hodhi inerte në rrugë Procedohet kompania turke e HEC

515
Sigal

MIRDITË – Fillon procedimi penal ndaj kompanisë turke “Qenarsan”, e cila po kryen punimet për ndërtimin e Hidrocentralit në Qafë Mollë të Rrëshenit. Procedimi është rezultat i një inspektimi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Drejtorisë Rajonale Rrugore në Shkodër.
 
Pas inspektimit rezultoi se kjo kompani gjatë punimeve ka hedhur mbetjet inerte në një shesh në afërsi të një ure në superstradën Milot-Rrëshen, pranë urës së Fangut në rrethin e Rubikut.
 
Këto inerte pas reshjeve të rëna ditët e fundit kanë dëmtuar këmbët e kësaj ure duke rrezikuar shembjen e saj. Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shkatërrim të pronës.