Miratohet Vendimi/ Ja mesatarja që duhet të ketë një gjimnazistë për tu futur në universitet

1567
Sigal

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për mesataren që duhet të ketë çdo nxënës për t’u pranuar në universitetet shqiptare për vitin akademik 2019-2020. Sipas këtij vendimi, “për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2019-2020, të jetë nota 6.5 (gjashtë pikë pesë).”

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon:

1-Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë;

2- Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

Ndërkohë, për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2019-2020, nota mesatare e përllogaritur sipas këtij vendimi të jetë nota 7.5 (shtatë pikë pesë).

Vendimi i plotë