Miratimi i Buxheti të vitit 2015, përplas në parlament mes PS e LSI

518
Sigal

Të majtët rrëzojnë propozimin amandamentin e LSI për fasonët. Ilir Meta Ramës:Këtu dëgjoj Gramoz Ruçin!

Konflikti i shumëpërfolur kohët e fundit mes PS e LSI, dy forcave politike qeverisëse, ka shpërthyer hapur dje në në seancën plenare për miratimin e ‘Buxhetit-2015‘. Kështu, deputetët e PS, duke abstenuar, rrëzuan amandamentin e propozuar nga LSI për Fasonët, ndërkohë që në debat janë përfshirë direkt dhe Rama e Meta. Në pikun e debatit, Ilir Meta i iu përgjigj Edi Ramës pas një ndërhyrje të këtij të fundit: „Këtu në parlament nuk të dëgjoj ty, dëgjor kreun e grupit, Gramoz Ruçin‘. Por në seancën e djeshme, ka pasur debate dhe mes deputetëve të PS, ku piku arriti nga dyshja Fino-Braçe. Kuvendi miratoi në seancën e djeshme plenare me 81 vota Buxhetin i vitit 2015 dhe po me votat e maxhorances nen për nen i dha miratimin dhe paketës fiskale për vitin 2015.  Përpara fillimit të diskutimit nen për nen të paketës në seacën plenare të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj në distancë kritikave të opozitës (e cila mungoi dhe këtë seancë të radhës) për rritje të taksave. “Janë rritur vetëm tre taksa, taksa e qarkullimit, e depozitave dhe e duhanit, të cilat do të kenë impakt pozitiv në ekonomi”, u shpreh Kryeministri Rama. Sipas tij, janë 15 taksa të tjera që ulen. Gjatë votimit të buxhetit kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe debatoi me deputetin Bashkim Fino lidhur me numrin e punonjësve që do të dërgohen në qarqe për reformën territoriale. Sipas Finos në qarqe duhet të emërohen 12 punonjës, ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë, i mbështetur edhe nga kryeministri Rama kërkoi tetë punonjës. Fino u shpreh se propozimi i tij duhet të hidhet në votim dhe pas kësaj kërkese të mbështetur edhe nga disa deputetë kryetari Meta e hodhi në votim. Me shumicë votash fitoi propozimi i Finos çka bëri që Braçe të largohet në mënyrë demonstrative nga salla. Por pas këtij votimi ndërhyri sërish kryetari i Grupit Parlamentar socialist Ruci i cili u shpreh se në këtë rast është shkelur Rregullorja e Kuvendit pasi amendamenti i Finos duhet të dorëzohej 24 orë përpara. “Unë besoj se fitorja është fitore, por nuk është personale. I kemi dërguar me shkrim të gjitha propozimet Komisionit të Ekonomisë. Sot që pashë raportin më rezulton se janë tetë punonjës. Cfarë të keqe ka që nga 8 të jenë 12? Unë po ta dija do e kisha bërë një javë përpara propozimin”, tha Fino. Kreu i kuvendit Ilir Meta kërkoi që votimi të shpallet i pavlefshëm ndërsa në fund kryeministri Rama tha se agjencia për Reformën Territoriale do të ketë 12 punonjës dhe kjo do rregullohet me akte nënligjore, ndërkohë që votimi u anulua. “Kjo eshte e vetmja mënyre per te arbitruar ndeshjen mes Braces e Finos”- tha Rama.