Sigal

Prej muajsh bashkia Prrenjas është në një kolaps të vërtetë pasi këshilli bashkiak i Partisë Socialiste kanë bllokuar buxhetin për vitin 2019 dhe për këtë arsyje kryetarja e bashkisë Prrenjas Miranda Rira ditën e sotme i është drejtuar Ambasadave me një shkresë zyrtare ku kërkon që të ndërhyjnë për zhbokimin e buxhetit të bashkisë Prrenjas ku ka mbetur peng politikës i qeveris Rama prej muash pasi këshilli bashkiak i majtë nuk merr pjesë më mbledhie për të miratuar buxhetit e vitit 2019 .

Po sot Rira i është drejuar me shkresë zyrtare dhe këshillit Europian meqën se dhe vetë ajo është antare e këtij këshilli . Në një prononcim për gazetën Telegraf kryebashkiakja Rira thotë se për arsyje politike kanë krijuar këtë situatë kaotike më kanë bllokuar mua dhe 37 .000 banorë duke lënë kopështe e cerdhet pa bukë dhe pa ushim por dhe qytetarët pa shërbime. “Sot unë ju drejtova me shkresa zyrtare Ambasadave , dhe këshillit Europian dhe ju kërkova ndimë për zhblokimin e kësaj situate kolosale që Taulant Balla ka krijuar në Prrenjas . Kjo është bashëqeverrisja e Edi Ramës dhe oligardët e tij. Ju ka hyrë frika në palcë pasi po afrohen zgjedhjet dhe nuk dinë ctë bëjnë dhe bllokojnë punët e bashkisë.. Prej muajsh jemi të bllokuar dhe nuk di ctë bëj te bejm unë kam kërkuar shkrirjen e këshillit bashkiak sipas ligjit por askush se ka vrarë mëndje por shkon në vesh të shurdhët.”

Rira thotë se “mua më ka zgjedhur pupulli Sovran për të qeverisur deri në qeshorë dhe askush smund ta pengojë këtë pasi e kam të drejtë ligjitime. Unë i bëj thirrje dhe një herë krymeistrit Rama që të ndërhyj sa më parë për zgjidhjen ekësaj situate pasi banorët e Prrenjasit nuk i kanë asnjë deyrim dhe asnjë kusurë. Unë kam dhën urdhër për tu mbyllur kopshtet e cerdhet pasi janë pa ushqim, gjithashtu në bashki nuk ka më as boje dhe as fleta formati situate është shume keq por uroj se veshi shurdh do te dëgjojë . Banorët e zonë shprehen se nëse nuk do të marri zgjidhje kjo situatë do të grihen në protestë deri sa kjo situatë të marri një zgjidhje.”

Disa ditë më parë kryebashkiakia ka kërkuar dhe shpërndarjen e këshillit ku i ca dërguar dhe kërkesë dhe prefektit të qarkut të Elbasanit por deri tani nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj situate Rira ka kërkuar dhe përdorimin e 1/12. Për këtë arsye i ka shkruar prefektit të qarkut dhe Këshillit të Ministrave për tu shpërndarë Këshilli bashkiak dhe ne të vazhdojmë me 1/12. Por as kjo gjë nuk ka ndodhur ende.