Ministrja Kodheli në “mësymje” për vota, ushtria i vaksinohet për… malarie!

605
Përparim HALILI
Informacioni nga ministria, konfirmon se është shpallur me urgjencë një tender 55 milionë lekë për vaksina
Ndërkohë që këto ditë fushate elektorale, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli po “ndeshet” në Qarkun e Kukësit për t’u bërë përsëri deputete, si para katër vitesh në Qarkun e Lezhës, disa shërbime të ushtrisë shqiptare që ende komandohen prej saj, po përballen me rrezikun e sulmit prej një virusi, që në Shqipëri ka qenë prezent deri në vitin 1960, kur u thanë kënetat e fundit! Bëhet fjalë për rrezikun shpërthimit të malaries në radhët e ushtarakëve, që mendohet se mund të jetë importuar nga ushtarakët që kanë shërbyer në Misionet Paqeruajtëse në vendet e konflikteve! Nuk është sajesë por është fakt tashmë, që me firmë e vulë të ministres Mimi Kodheli, ministria e Mbrojtjes ka firmosur e shpallur një tender urgjent, për blerje vaksinash kundër virusit të malaries. këto vaksina me vlerë totale 55.2 milionë lekë, do të përdoren për mbrojtjen e forcave të armatosura nga infektimi me këtë virus të rrezikshëm. Ky lajm ka ardhur disa ditë më parë “Telegraf”, por që për shkak të mungesës së një dokumenti zyrtar konfirmues nuk e publikuam, duke e investiguar nëse ishte apo jo i vërtetë. Lajmi rezultoi i vërtetë dhe tashmë, kemi në dorë faksimilen e zhvillimit të tenderit që ka shpallur Ministria e Mbrojtjes, me urdhër të ministres Kodheli, madje edhe me shënimin, që tenderi të zhvillohet “Urgjent”. Urgjenca kohore, për të mbyllur procedurën e blerjes së vaksinave “Anti-malarie” për ushtrinë është data 9 qershor 2017. Sipas burimit të informacionit, por edhe sipas njoftimit zyrtar të shpallur prej ministrisë së Mbrojtjes, konfirmohet se nga “Virusi i malaries”, do të vaksinohen efektivët e dy shërbimeve kryesore: Ushtarakët e Komandës Mbështetëse, për të cilën janë akorduar 2,200,000 (dy milionë e dyqind mijë) lekë vaksina pa TVSH dhe ushtarakët e Komandës së Forcës Tokësore, për vaksinat e të cilëve janë akorduar 2,400,000 (dy milionë e katërqind mijë) lekë pa TVSH. Mund të ndodh që depërtojnë viruse, siç është dhe sinjali i “rënies së malaries” në ushtrinë shqiptare, sidomos kur ato “ngjiten” nga kontaktet me ushtarake të huaj në misione kolektive ndërkombëtare. Por është anormale, që malaria të rrezikoj infektimin e ushtarakëve, ndërsa ministrja të braktis detyrën e të ngrejë “Fushimin: elektoral” në Kukës, për të mbledhur vota si e kandiduar për deputete, duke e kaluar situatën e rrezikut të malaries me një tender burokratik për blerje … vaksinash! 
Ja njoftimi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ministria e Mbrojtjes 
2. Adresa Rruga e Dibrës, (ish Shkolla e Bashkuar) Tiranë, Tel/Fax 042 226 601/2/3 (1320), E-mail [email protected], Faqja e Int. www.mod.gov.al 
3. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për propozim-prokurim publik, me mjete elektronike. 
4. Objekti i kontratës: Blerje vaksina dhe profilaksi anti-malarie. 
5. Fondi limit: 4,600,000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekë pa TVSH., vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për vitin 2017, njësive shpenzuese, si më poshtë: 
– Komanda Mbështetëse me fond limit 2,200,000 (dy milionë e dyqind mijë) lekë pa TVSH. 
– Komanda e Forcës Tokësore me fond limit 2,400,000 (dy milionë e katërqind mijë) lekë pa TVSH 
6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 20 (njëzet) ditë nga lidhja e kontratës. 
7. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 09/06/2017, Ora: 10:00 
Sigal