Ministrja Gjosha i bashkohet fushatës për sensibilizimin ndaj kancerit të gjirit

432
Sigal

Muaji ndërkombëtar për luftën ndaj kancerit e
gjirit. Ministrja Gjosha i bashkohet fushatës sensibilizuese

Ministrja Gjosha: Mos neglizhoni ekzaminimet, beteja me
kancerin fitohet nëse sëmundja kapet në kohë

Gazeta Telegraf/

Në muajin ndërkombëtar
dedikuar sensibilizimit për  kancerin e
gjirit, Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha u bë pjesë e
fushatës sensibilizuese që ka nisur në Tiranë.

Si një prej
ambasadoreve  të kësaj fushate që ka bërë
pjesë gra dhe vajza të njohura të politikës, artit dhe fushave të tjera,
Ministrja Gjosha, bëri apel që kujdesi ndaj 
vetes të jetë maksimal në mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje.

Ministrja
Gjosha, pasi iu nënshtrua ekzaminimit, u shpreh se “Beteja me kancerin fitohet
nëse kjo sëmundje kapet në kohë, ndaj mos neglizhoni për asnjë moment.  Ekzaminimet e periodike  janë gjëja me e rëndësishme”, tha Ministrja
Gjosha.

Ministrja Gjosha
u shpreh se  gratë dhe vajzat duhet të
jenë  më të vetëdijshme dhe të mos
harrojnë se  të parandalosh apo të kapësh
në kohë sëmundjen  do të thotë të jetosh
gjatë dhe shëndetshëm pikërisht në shërbim të vetes dhe familjes.