Ministrja e Integrimit: Reforma në drejtësi, hap vendimtar drejt anëtarësimit në BE

539
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është shprehur se sa më i shpejtë të jetë zbatimi i Reformës në Drejtësi, aq më shumë do të shkurtohet rruga për aspiratën evropiane. Ministrja Gjosha, mori pjesë në Konferencën “Reforma në sistemin e drejtësisë, sfidë dhe domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në BE” e cila u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, e cila u organizua me bashkëpunimin e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Firences. Ministrja e Integrimit e ka cilësuar Reformën në Drejtësi si guri më i rëndësishëm i themelit, jo vetëm për krijimin e shtetit të së drejtës, por edhe e transformimit të shoqërisë sonë. Sipas saj partnerët ndërkombëtarë, i shohin rezultatet e kësaj reforme si testin më të mirë që Shqipëria ka përpara, për të dëshmuar standarde në forcimin e demokracisë në vend. Sipas saj, “Këto rezultate do ta bëjnë gjithashtu vendin tonë, një vend më të besueshëm për investitorët, çka tregon se efektet e reformës janë gjerësisht të prekshme nga qytetarët, për sa kohë çdo investim i huaj në vend do të thotë më shumë zhvillim dhe mundësi punësimi për ta”.
Sigal