Ministria e Zhvillimit Urban prezanton normat për projektimin e banesave

637
Zbatimi i këtyre normativave bashkëkohore, synon vendosjen e rregullave në projektimin e banesave, në funksion të rritjes së cilësisë së produktit në fushën e ndërtimit dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës, sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve. Rishikimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për “Normativat e Projektimit të Banesave”, erdhi si domosdoshmëri për të garantuar standarde bashkëkohore në ndërtim dhe siguri për jetën e qytetarëve. Projetmi i banesave kryhej sipas normave të miratuara që në vitin 1993. Efekti i pritshëm i zbatimit të normativave të reja, është rritja e cilësisë së produktit të marrë në fushën e ndërtimit, e shprehur nëpërmjet përcaktimeve të përgjithshme, kritereve, sipërfaqeve, volumit dhe të dhënave të tjera teknike, në përputhje me kërkesat e familjes, për cilësinë e banesës. ”Ne vendosëm rishikimin e normativave të projektimit dhe ndërtimit si fillim për banesat dhe më pas, edhe për kopshtet, çerdhet, shkollat dhe institucionet publike, si spitalet apo qendrat shëndetësore”, tha në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni. Ajo theksoi se normativat në ndërtim dhe projektim i shërbejnë qytetarëve, projektuesve dhe ndërtuesve, ndaj dhe rishikimi i tyre është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve brenda standardeve ndërkombëtare.” Ndërsa zëvendësministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani, në fjalën e tij e vuri theksin tek domosdoshmëria e rregullimit të profesioneve të kontrolluara, hartimit dhe miratimit të një kuadri ligjor në harmoni me atë përkatës evropian. “Një prej elementeve të kësaj pakete është ajo për “Normativat e projektimit të banesave”, të cilin po prezantojmë sot”, u shpreh ai. Aktualisht, me ndërtimet pa kriter të banesave, është krijuar një situatë e vështirë në zbatimin e normativave të projektimit të banesave. Kjo, ka rezultuar edhe në uljen e cilësisë së shërbimit të ofruar, si edhe uljen e cilësisë së jetës së njerëzve 
Sigal