Ministria e Transportit: Reshjet e dëborës, situata e kalueshmërisë në akset kombëtare

71

Ministria e Transportit
informon për gjendjen e rrugëve kombëtare pas situatës së krijuar nga reshjet e
borës.

Në Rajonin Verior
Shkodër: Ka patur reshje bore. Në akset e Tropojës dhe Kukësit është bërë
pastrimi dhe hedhja e kripës nga kontraktorët. Akset në këto qarqe qarkullohen
pa zinxhirë. Edhe në akset e Dibrës ka patur reshje bore. Kontraktorët po
punojnë për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Akset e këtij qarku
qarkullohen me zinxhirë. Edhe në disa akse të Shkodrës ka patur reshje bore.
Është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. Në aksin e Razmës qarkullohet me
zinxhirë në një pjesë të tij. Edhe në disa akse të Pukës qarkullohet me
zinxhirë, për shkak të reshjeve të borës.
Të gjithë kontraktorët janë duke punuar me borëpastruese dhe mjete të tjera.

Në Rajonin Qendror
Tiranë: Në akset e këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
në aksin Elbasan – Qafë Thanë është bërë hedhja e kripës, qarkullimi është
normal. Ka patur rënie gurësh në disa zona, që janë pastruar nga kontraktori.

Në Rajonin Jugor
Gjirokastër: Nuk ka probleme në akset e këtij Rajoni. Në akset e Korçës
është bërë hedhja e kripës për shkak të temperaturave të ulëta. Në Llogora nuk
ka probleme me qarkullimin.

Në të tre Rajonet,
kontraktorët janë në gatishmëri me mjete borëpastruese dhe fuqi punëtore.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka ngrica dhe të
respektojnë sinjalistikën rrugore.