Ministria e Buqësisë: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

590
Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, shprehet të vendosur për të mos lejuar daljen në treg të miellit të ndotur me myqe dhe mykotoksina si kërcënues serioz i shëndetit të popullatës. Pikat e shpërndarjes në të cilat u konstatua ndotja e miellit, qartazi nuk respektojnë standartet e lageshtisë, ajrimit dhe të temperatures së ruajtjes duke u shndërruar në burime të prishjes dhe ndotjes së dritherëve dhe miellit. Për sa kohë që këto pika nuk do ti plotësojnë këto kritere, ato nuk do të lejohen të shërbejnë si qendra grumbullimi dhe shpërndarje të produktit. Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit.
Dalja politikisht në mbrojtje të shkelësve të standardeve të sigurisë është shkelje flagrante e ligjit të ushqimit dhe kërkon legjitimim të futjes së prodhimeve të prishura dhe të ndotura në treg. 
Raporti i Kontrollit të AKU-s Tiranë 
Në bazë të indicies së ardhur nga inspektorët më datë 14.05.2015 është kryer kontrolli në subjektin “Agroblend shpk” me përfaqësuese znj.Hava Ismaili, ku është konstatuar: -Kushtet higjeno-sanitare dhe mirëmbajtja e papërshtatshme për natyrën e aktivitetit, -kushtet e ruajtjes së produktit miell janë të papërshtatshme; -mungesa e raport analizës për produktin miell TIP 500, 700; – Mungesa e zbatimit të PMH (praktikave të mira të higjenës): – Mungesa e akt miratimit higjeno-sanitare të mjeteve: – Mungesa e planit të monitorimit 3D
Bazuar sa më lart u morën këto masa: 
• Janë bllokuar produkte ushqimore me sasi 41.3 ton deri në daljen e përgjigjes së analizave të kontrollit
• Në bazë të ligjit 9863, datë 28.01.2015 neni 68, pika 1/h të parashikuar në nenin 23, operatorit të biznesit ushqimor I jepet masa administrative me gjobë deri në vlerën 400.000 lekë
• Në bazë të ligjit 10433, datë 16,06.2011 për inpesktim në Republikën e Shqipërisë, neni 43 pika 2/a u morën masa administrative për ndërprerje të aktivitetit
Më datë 22.05.2015 nga laboratori I sigurisë ushqimore (ISUV) vjen përgjigja e analizave, ku mielli I dërguar për analizë nga inspektorët e DRAKU Tiranë rezultoi me aflatoksinë mbi normën e lejuar (Raport I Provës Nr. S 0815/DTMMC, NR S 0816/2015/DTMMC dhe Nr S 0817/2015/DTMMC)
Më datë 23.05.2015 Drejtori I AKU-së Tiranë, duke ju referuar gjurmueshmërisë së produktit miell, I cili rezultoi me aflatoksinë mbi normën e lejuar, inicion inspektim në subjektin “Agroblend shpk”, me përfaqësuese znj.Hava Ismaili me aktivitet Prodhim, ambalazhim, etiketim të miellit dhe me adresë Muccaj Vorë, Nga ana e inspektorëve u morën mostra për analizë dhe u dërguan në laboratorin e sigurisë ushqimore (ISUV). U bë bllokimi I produktit përfundimtar miell në sasinë 100 tonë dhe I produktit lëndë e parë grurë në sasinë 6800 tonë deri në daljen e përgjigjes së analizave. 

Raport Analiza e ISUV

Sigal