Ministria e Bujqësisë: Maqedonia nuk do bllokojë më, kamionët shqiptarë

503
Maqedonia nuk do të bllokojë më kamionët shqiptarë me importe bujqësore. Lajmin e bën të ditur Ministria e Bujqësisë, e cila është njoftuar se qeveria maqedonase ka marrë një vendim për të mos ndaluar më në kufi kamionët me importe bujqësore nga Shqipëria. Këtë gjë e ka pohuar Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave të Maqedonisë z. Lavdërim Veliu.

Sipas tij, kamionët do të lejohen të shkojnë në depon më të afërt të destinacionit, në pritje të përfundimit të analizave fitosanitare. Kjo gjë u konfirmua sot edhe nga Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri. Vendimi vjen për të mos lejuar përsëritjen e rasteve të bllokimit në kufi Në mbledhjen e CEFTA-s në Moldavi, pala shqiptare ka bërë prezente çështjen e bllokimit, çka duket se ka sjellë edhe reagimin pozitiv të palës maqedonase.
Sigal