Ministri Veliaj te shkolla ‘Karl Gega’: I jemi rikthyer traditës për zanatet

83

TIRANË – Ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë Erjon Veliaj ka vizituar ditën e sotme shkollën profesionale ‘Karl Gega’ nga ku ka vlerësuar regjistrimet e reja që kanë arritur 350 nxënës të rinj. Sipas Veliajt Termohidraulika është dega me e kërkuar sepse e ardhmja është kursimi energjisë, aktualisht bazuar te statistikat në zyrat e punës, gjysma e ofertave janë për ndërtime termohidraulike dhe mekanikë.Veliaj ka prezantuar edhe një risi të kësaj shkolle ku falë bashkëpunimit me shoqërinë e ndërtuesve, 30 për qind e kohës së nxënësve do jetë në praktikë te bizneset e ndërtimit. “I jemi rikthyer traditës për zanatet, shkollë elitare që prodhon sipërmarrës të ardhshëm në biznesin e ndërtimit”- tha Veliaj. Pjesa më e madhe e nxënësvetë kësaj shkolle janë nga zona verilindore e Shqipërisë, por falë bursave shkolla u ka siguruar konvikte falas nxënësve.