Ministri Sokol Olldashi shpërndan 100 leje legalizimi në qytetin e Durrësit

501
Sigal

 Legalizohen 90 000 objekteve informale,  44 100 prej tyre janë hipotekuar. Brenda vitit 2013 përfundon i gjithë procesi i legalizimit

 Ditën e djeshme ministri Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi ka qenë i pranishëm dje në Durrës ku ka shpërndarë 100 leje legalizimi për qytetarët e këtij qyteti. Kjo shpërndarje e lejeve të legalizimit është bërë në përputhje me Vendimin nr.515, datë 13.5.2009 e Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afateve dhe kohës së ushtrimit nga ALUIZNI të përgjegjësive të zyrave të urbanistikës dhe këshillave të qarqeve, gjatë procedurave të legalizimit të objekteve informale”. Janë kryer procedurat e përditësimit në terren të gjendjes ndërtimore për 200 000 objekte informale. Në mbështetje të nenit 17 të ligjit nr.9482/3.4.2006 është hartuar dokumentacioni i nevojshëm nga drejtoritë e varësisë të ALUIZNI-t dhe është miratuar kalimi i të drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore për 89 558 objekte informale, të ngritura në tokë jo në pronësi të poseduesit të objektit. Nga transferimi i të drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore, është grumbulluar një fond prej 5 340 603 737 lekësh, nga i cili 1 091 516 147 lekë i përkasin vitit 2012.  Paralelisht me kalimin e të drejtës së pronësisë mbi parcelën e objektit informal, është miratuar edhe shpërblimi për 4 577 subjekte, pronarë, pasuritë e paluajtshme të të cilëve janë prekur nga ndërtimet informale në proces legalizimi. Sipërfaqja e përgjithshme objekt kompensimi financiar, për këta subjekte është e 643 729 m². Në zbatim të ligjit nr.10239, datë 25.02.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit” në funksion të pagesës së masës së kompensimit për këto subjekte, janë derdhur në fondin special të kompensimit 4 963 386 193 lekë. Në kuadër të përmbushjes së objektivit kryesor përfundimit të procesit brenda vitit 2013 dhe intensifikimin e veprimtarisë për realizimin e tij, strukturat e varësisë së ALUIZNI-t, kanë ndërmarrë hapat e domosdoshëm procedurale për kualifikimin ligjor dhe legalizimin e 90 000 objekteve informale, për 44 100 prej të cilëve janë lëshuar lejet e legalizimit dhe është dërguar dokumentacioni për regjistrim pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ndër të tjera ministri Olldashi është shprehur se, ky proces po ecën me ritme të kënaqshme.