Ministri Panariti vesh përparësen e veterinerit dhe vaksinon bagëtitë: Procesin e drejtoj vetë, ka vaksina për të tërë

505
Sigal

Akuzave
të deputetit socialist të Divjakës, Erjon Braçe se LSI po favorizonte fermerët
që mbështesin këtë parti kur është fjala për vaksinimin e kafshëve nga
dermatoza nodulare dhe se për këtë ndonjë drejtor i tyre duhej bërë shembull e
futur në burg, i është përgjigjur vetë ministri i Bujqësisë Petrit Vasili, nga
radhët i LSI.

I
ndodhur në Krutje të Poshtme, ashtu siç nuk e kemi parë ndonjëherë, ministri ka
përveshur mëngët dhe ka nisur të vaksinojë vetë lopët e sëmura, duke iu kthyer
kështu profesionit të vjetër, por duke dhënë edhe një mesazh të qartë për
aleatët.

Ai tha
se do vaksinohet çdo lopë, në çdo zonë të prekur dhe se vaksinat janë siguruar
për të gjithë.

Jam
këtu për të drejtuar procesin e vaksinimit në Lushnje e në të gjithë vendin.
Sasia e vaksinave është siguruar e gjitha, të gjitha kafshët e paprekura do të
vaksinohen. Këtë proces po e drejtoj vetë, ndaj dhe sot po vaksinoj dhe vetë
kafshët, edhe pse jam ministër. Në bashkëpunim me shërbimin veterinar, me
kryepleqtë e fshatrave, me Universitetin Bujqësor, po vazhdojmë procesin e
vaksinimit në të gjithë vendin. Të gjitha kafshët e prekura do të mbahen nën
mbikëqyrje, ato që s’janë të regjistruara do të matrikullohen. Po punojmë.fort
që të vaksinojmë çdo kafshë, që të fitohet imuniteti nga kjo sëmundje. Çdo
kafshë do të kompensohet po me kafshë, kokë më kokë”,- u shpreh Panariti.