Ministri Panariti në Mamurras dhe Lezhë: Kantina dhe vreshtaria iu shërbejnë gjithë fermerëve të zonës

531
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministri i Bujqësisë,
Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z. Edmond Panariti, vizitoi sot një
kantinë vere në Mamurras dhe një thertore në rrethin e Lezhës, investime këto të
kohëve të fundit dhe me standarde evropiane.

Gjatë vizitës në
kantinën e verës “Jahja” në Mamurras, mininistri Panariti deklaroi se, janë
plot 16 hektarë tokë të kthyera në produktive e të shndërruara në vreshtë, ndërkohë
që fermerët shqiptarë kanë filluar të plotësojnë “ciklin e mbyllur”, prodhim-përpunim.

“Duhet të
inkurajojmë prodhimet e markës, të cilat lidhen me një vend gjeografikisht të
caktuar. Falas iniciativës së sipërmarrësit, nga një tokë që ishte djerr, tashmë
kemi një vreshtë model, e cila kultivon varietetet më të përzgjedhura e mirënjohura
dhe ajo që më tërhoqi vëmendjen është se, në 14 hektarë të shndërruara në
vresht, çdo hektar ka një varietet, gjë që bën që, edhe prodhimi të jetë
unikal. Ajo që dëshiroj të theksoj, është dëshira e kantinës, e sipërmarrësit,
për të zgjeruar aktivitetin. Kjo zonë ka nevojë që, përveç 14 hektarëve që i ka
në prodhim, sipërmarrësi ka dëshirë t’ju japë perspektivë edhe 80 hektarëve që
kultivohen nga fermerët e zonës, duke iu garantuar blerjen e prodhimit. Por, për
këtë ka nevojë për zgjerim aktiviteti. Ne prandaj jemi këtu, për ta ndihmuar,
si një shëmbull suksesi dhe si një model që duhet ndjekur nga të gjithë fermerët
e zonës. Jemi për ta ndihmuar, që të fillojë investimin e një pike grumbullimi,
e cila do t’u shërbejë edhe banorëve e kultivuesve të zonës”, deklaroi Ministri
Panariti.

 

Kreu i Bujqesisë,
më pas vizitoi thertoren “Mnela” në Lezhë, ku deklaroi se, “duhen formalizuar
tregjet e kafshëve të gjalla”. “Vetëm gjurmueshmëria garanton klontroll dhe cilësi.
Ne duhet të rrisim kapacitetet e përpunimit të mishit brenda vendit”, theksoi
Ministri i Bujqësisë.

Duke rikutjtuar përgjegjësinë
e pushtetit vendor për tregjet, ministri Paraniri deklaroi se, “tregun e ka
bashkia dhe unë iu kam kërkuar kryetarëve të tyre, që osë t’i mbajnë tregjet
siç duhet, ose t’i mbyllin. Tregu duhet të jetë i përshtatshëm, me hapsira e
kushte”. Duke bashkëbiseduar me investitorët e thertores “Mnela”, Panariti vuri
theksin sërish mbi tregun e Milotit. “Tregu i Milotit, për mua është problem.
Ka nevojë për infrastrukturë e standarde dhe investime. Territoret e tregjeve të
kafshëve të gjalla i menazhojnë bashkitë. Pranova të ulem me kryetarin e
bashkisë, me qëllim që të përcaktojmë vendin e më pas të plotësojmë kushtet për
garantimin e parametrave   

Kantina “Jahja” ka
përfituar dy herë subvencione nga shteti, për blerjen e fidanëve për 2
hektarëë, më pas për ujitjen e 12 hektarëve. Për herë të tretë, një kredi me
interes zero për ndërtimin e një dhome frigoriferike me kapacitet 100 tonë.

 

Ndërsa stabilimenti i
therjes së kafshëve “Mnela”, është ndërtim i viteve të fundit me vlerë
investimi 1.2 milion dollarë dhe me standarde  evropiane të 
transportit, therjes, ruajtjes  dhe përpunimit.