Ministri Panariti: Gjeli i detit prodhim shqiptar, “markë” e cilësisë dhe sigurisë së lartë që kërkohet nga konsumatorët e BE

44

Leke Prendi,
Drejtor i AKU-Qarku Lezhë: Kemi pasur dhe kemi mbështetjen e ministrit Panariti
për të konsoliduar këtë traditë, me shtim të krerëve e fermave të gjelit të
detit

 

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Z. Edmond
Panariti, mori pjesë dje, në Panairin e Gjelit të Detit, i zhvilluar në fshatin
Fishtë të Lezhës. Festivali i organizuar në kuadër të “Muajve të Bujqësisë” ka
për qëllim promovimin e agroturizmit të zonës. Ministri Panariti, në fjalën e
tij tha se, “tradita e gjelit të detit të Zadrimës duhet mbrojtur me xhelozi,
pasi është unike dhe tashmë është një markë shqiptare”. Por, sipas ministrit
Panariti, “Mishi i gjelit është shumë i pasur me vlera ushqimore. Ne duhet
të investojmë më shumë për promovimin e kësaj tradite në tregjet europiane. Në
këtë aktivitet, ku ishin të pranishëm përfaqësues tjerë të Ministrisë së
Bujqësisë dhe fermerë e blegtorë të zonës, u organizua dhe një minipanair me
produkte të prodhuara në krahinën e Zadrimes. I pyetur dje nga “Telegraf”
lidhur me aktivitetin e Panairet të Gjelit të Detit të zhvilluar në Lezhë,
Drejtori i AKU i Qarkut të Lezhës, zoti
Lekë Prendi, na deklaroi. ndihemi
të vlerësuar për këtë vlerësim kombëtar që na bëri ministria, në këtë arritje
kemi pasur dhe kemi mbështetjen e madhe të ministrit Panariti për të
konsoliduar këtë traditë blegtorale zonale, me shtim të krerëve dhe fermave të
gjelit të detit