Ministri Olldashi -Beci inspektojnë punimet në rrugën Roskovec-Kurjan

576
Sigal

Projekti i financuar nga FSHZH-ja do t’u vijë në ndihmë 18 mijë banorëve të zonës

 Punimet kanë nisur në rrugën që lidhë Bashkinë e Roskovecit me Komunën Kurjan në Fier duke zgjidhur në këtë mënyrë shqetësimin e banorëve të këtyre komunave, të cilët përballeshin me vështirësi të mëdha. Madje kjo rrugë shpesh herë bëhej edhe penguese në zhvillimin ekonomik të zonës, pasi fermerët e kishin të vështirë të transportonin mallrat e tyre në këtë rrugë të shkatërruar. Ky investim erdhi si një dritë jeshile për mijëra banorët e Komunës së Krujanit në Qarkun e Fierit. Kjo rrugë do të jetë mbi 9 km e gjatë dhe investimi do të lidh jo vetëm këto njësitë vendore, por edhe me qytetin e Fierit e Beratit duke ndihmuar banorët për të lëvizur më shpejtë në këto qendra. 18 mijë banorë do të jenë përfituesit e këtij investimi, ku projekti parashikon zgjerim të rrugës, aslfat, sinjalsitika, kanalizime e bankina e vepra artit. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci pa nga afër ecurinë e punimeve ndërsa në inspektim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi. Rruga ka qenë e amortizuar, por rrezik për banorët ka qenë edhe fakti se dy urave u janë prishur parmakët dhe kalohej mes vështirësive. Në funksion të një ndërhyrjeje rajonale për zhvillimin e Qarkut Fier, FSHZH  dhe qeveria shqiptare kanë  investuar duke rehabilituar ose në proces rreth 100 km rrugë dytësore dhe lokale.