Ministri Naço në Berat feston Ditën e Ujit të Bekuar

69

Dje, në Ditën e Ujit të Bekuar, ministri i Drejtësisë Nasip Naço mori pjesë në festimet që u bënë në Berat. Duke zgjedhur këtë ditë të shënuar feste, ministri Naço mori pjesë edhe në ceremoninë e publikimit të projekteve për zhvillimin e Beratit, do të vijojnë edhe gjatë vitit 2015, ku do të investohet për trotuaret, lulishte, etj. Në këtë festë mori pjesë edhe zëvendëkryeministri Niko Peleshi. Nga Ura e Goricës, ku vijon puna për rikonstruksionin e saj ministri Naço u shpreh se   se të tjera projekte të rëndësishme si “Ishulli i Beratit” do të marrin jetë së shpejti. Do të jetë një konkurs ndërkombëtar që do të përzgjedhë studion fituese për zbatimin e projektit. “Vendimi i qeverisë për të kthyer lumin e bukur të Osumit që kalon përgjatë qytetit të Beratit në një lumë të vërtet urban, të disiplinuar dhe të hijshëm, do t’i japë një gjallëri dhe bukuri të veçantë qytetit muze të Beratit. Projekti që ne do të jetësojmë, pas konkursit ndërkombëtar që do të shpallet së shpejti, është ndërtimi i ishullit në qendër të Osumit pranë qendrës së qytetit të Beratit. Është një ishull që në fakt ka qenë në planet shumë të hershme rregulluese të këtij qyteti dhe që do t’i shërbejë qytetit për të ndërtuar atje, siç do të vendosë juria ndërkombëtare pas konkursit, struktura që do t’i rrisin vlerat qytetit të Beratit për ta bërë atë ashtu siç ka filluar të jetë një qytet me të vëretë turistik, një atraksion jo vetëm lokal, por edhe kombëtar për të gjithë turistët vendas dhe të huaj, për të gjallëruar ekonominë lokale, për t’i dhënë asaj shëndet dhe në fund të fundit për të arritur misionin tonë të përbashkët, të qeverisë, të deputetëve, të bashkisë, që është një jetë më e mirë, më e mirëqenë për qytetarët e Beratit.” Miniishulli i Beratit, i krijuar pas sistemit të lumit Osum, shtrihet në pjesën muzeale të qytetit dhe do synohet të bëhet një kompleks multifunksional, kulturor-turistik.