Ministri Manjani në takimin “Rinia në Fokus”, bashkëbisedim mes nxënësve dhe të dënuarve

558
Sigal

Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani ishte sot i
pranishën në takimin me temë
‘Rinia në Fokus’, i konceptuar në formën e
një
bashkëbisedimi të hapur mes nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të
Durrësit dhe
të dënuarve.

 

Gjatë fjalës
së tij në nisjen e këtij takimi. Z. Manjani e vlerësoi këtë nismë ndërsa bëri
apel për të gjithë të rinjtë që të kuptojnë rëndësinë e ligjit dhe ta
respektojnë atë.

 

Eshtë kënaqësi që marr pjesë në këtë
diskutim të hapur dhe më shumë sesa të flas unë dua të dëgjoj bashkëmoshatarët
e djemve të mi, se çfarë mendojnë për situatën ku jetojmë, sesi e shikoni ju
situatën e asaj që në i themi me një fjalë të tmershme lufta kundër krimit,
lufta kundër korrupsionit, madje dhe kur ngrihemi në mëngjes na duket sikur
shkojmë në luftë dhe jo në punë. Po të më pranoni si “këshillonjësin” juaj
ligjor do t’ju këshilloja se nuk ja vlen të kesh problem me ligjin. Ligjit mund
t’ia hedhësh njëherë, mund t’ia hedhësh dy herë edhe herën e tretë me pak zor e
gjen mënyrën, por vjen një moment që fillon dhe i lan hesapet dhe larja e
hesapeve përpara ligjit është një situatë që është e pashmangëshme në një
shoqëri me shtet”,
u shpreh z.
Manjani

 

Ministri Manjani theksoi se dija dhe arsimimi është altenativa e duhur për
të gjithë të rinjtë.

 

“Shteti është
drejtësia, shteti është ligji, shteti është autoriteti i zyrtarit, i policit, i
burgut, i ushtarit. Ky është shteti dhe në qoftë se ky fenomen pra fenomeni i
kontestimit pafund të shtetit na çon drejt paligjshmërisë permanente apo kaosit
social, sigurisht që kjo është një situatë e papranueshme dhe ne e dimë këtë
gjë. Çështja është, a ja vlen t’i kundërvihemi ligjit? Unë them jo. Nuk ja vlen
as që të shkojmë tek oborri i gjimanzit dhe të tregtojmë hashash. Ja vlen të shkojmë
tek dera e gjimanzit dhe të marrim dije, kjo është sfida, kjo është
alternative”,
tha Ministri Manjani

 

Njëkohësisht gjatë këtij takimi me të rinjtë e gjimnazeve të qytetit të Durrësit,
Ministri Manjani ripërsëriti qendrimin e tij se burgu nuk është një alternativë
e mirë, ndonëse shpesh nuk mund ta shmangim.

 

“A është burgu
alternativ? Sigurisht që nuk është, futem tek ata jurist shqiptar që nuk çmoj
që për një gjimnazistë alternativë të jetë burgu. Sigurishtë që nuk do ta lëmë
dhe pa ndëshkuar. Po sigurisht, ne nuk mund t’ju ndihmojmë as ju as familjeve
tuaja në qoftë se alternative është burgu dhe këtë e kemi në dorë bashkarishtë.
Ju që të mos na çoni tek ekstremi dhe ne që të përpiqemi që deri në fund të
bëjmë më të mirë për t’u edukuar”,
vlerësoi Ministri Manjani