Ministri kryqëzon vëllanë e deputetit

614
Sigal

Kjo listë debitorësh (ndoshta) u bë shkak për (dorë)heqjen e kreut të OSHEE-së, Arben Seferi

“Njësiti gueril” i Gjiknurit u pret “telat” fukarenjve, nuk prek bizneset e shtetarëve dhe miqve të tyre

Dje, na erdhi një informacion skandaloz, në lidhje me debitorët e energjisë elektrike, jo popull, por “sëra” e lartë e biznesit shqiptar e të huaj që vepron në Shqipëri, të cilët nuk kanë shlyer detyrimet për energjinë që kanë konsumuar. Informacioni, tashmë i konfirmuar është ky: Saktësisht 12 ditë më parë, vëllai i një deputeti, shef i njësisë së OSHEE-së, në zonën ku ka zyrat qendrore kompania AMC, në zbatim të urdhrit për të verifikuar dhe bllokuar konsumatorët që nuk kanë shlyer detyrimet e energjisë elektrike, ushtroi kontroll edhe në kompaninë AMC në Laprakë, referuar listës së debitorëve të zonës që ai ka në administrim. Pas kontaktit dhe prepotencës së drejtuesve të AMC-së, ai urdhëroi “prerjen e telit” të energjisë elektrike në këtë shërbim telefonik. Vetëm pas 30 minutash, vëllai i deputetit  u telefonua nga  zyra e ministrit, duke e urdhëruar të “lidhte telat” e energjisë së AMC-së, urgjent dhe të paraqitej po, urgjent, në zyrën e ministrit. Ministri “parimor” e “me vetulla të depiluara”, tentoi të “vinte vetulla”, por siç thotë populli “nxori edhe sytë”. Çfarë ndodhi? Ja dialogu i zhvilluar në zyrën e digazterit

Funksionari në ministri: – Cili qe ai pis që të dërgoi tek AMC?

Vëllai i deputetit: – Shkova sipas listës që kam për debitorët.

Funksionari në ministri:- Ç’të duhet ty me këta debitorë, çfarë je ti, mos je Kryeministër?

Vëllai deputetit: – Nuk jam Kryeministër, jam drejtuesi i zonës së OSHEE-së dhe e kam për detyrë të kontrolloj shlyerjen e energjisë e të ndërpres për ata që nuk kanë paguar, një nga debitorët është edhe AMC.

Funksionari në ministri:: Ku e di ti që është debitor AMC?

Vëllai i deputetit: Kam kontratën e tij me OSSHE…

Funksionari në ministri: Dëgjo këtu. Mos guxo as të kalosh afër AMC-së, e jo t’i presësh energjinë, dëgjove!

Vëllai i deputetit: Unë zbatova detyrën, sipas kontratës nuk ka shlyer detyrimet prej 9 vitesh.

Funksionari në ministri:: AMC, nuk e ka kontratën as me ty, as me mua dhe as me CEZ, por e ka me të tjerë,  e ata e dinë se çfarë duhet bërë.

Vëllai deputetit: Ku e dija unë, unë kam listën me emrin e A. S. dhe AMC është e para për t’u “prerë telat”.

Funksionari në ministri:Më duket se do ikësh edhe ti nga puna.  Por po të mos ishe vëllai i deputetit, do kishe fluturuar për leckash nga puna që tani, shko dhe merru me familjarët, për bizneset vendosim ne… Ec tani dhe hap sytë… Dhe dëgjo, bëj kujdes të themë, se os na e mer vesh i madhi në ministri…

Kompani debitore të cilëve nuk u pritet “teli” nga qeveria

 Në kompaninë OSHEE është përpiluar një listë me emra kompanish të mëdha private të cilat janë debitorë të energjisë elektrike, ose që punojnë me “sahat familjar” prej 5-10 e 15 vitesh. Kjo listë debitorësh, sipas burimeve tona është zbardhur, është hartuar nga ish-drejtori i OSHEE-së, është detajuar për secilën kompani për borxhet që i kanë shtetit për energjinë dhe i është dërguar ministrisë së Energjitikës për urdhër ekzekutimi me vendim-marrje, për shkak se janë kompani të mëdha. Ministria, u ka dërguar “ilegalisht”, ose më saktë privatisht nga një pusullë tip “njoftim zyrtar” këtyre kompanive dhe e ka lënë me kaq problemin. Katër ditë më pas, ish-drejtori OSHEE-së A. S., “zbuluesi” dhe “hartuesi” i kësaj liste debitorësh “VIP”, i  ka kërkuar eprorit ekzekutimin e vendimit, por është gjendur përballë presionit “për të heshtur”. Nuk e dimë nëse ish-kreu i OSHEE ka heshtur ose jo, por dimë faktin, që 2 ditë më pas, atij iu detyrua (dorë)heqja nga detyra.”.

Nuk preken bizneset e mëdha të shtetarëve dhe miqve të tyre

 Nuk jemi kundër pagesës së energjisë elektrike, madje jemi e vetmja gazetë në Shqipëri që kemi mbështetur operacionin e qeverisë “Rama”, për të vendosur përfundimisht normalitet në konsumin dhe pagesat e energjisë elektrike. Por, ajo që nuk është aspak normale në këtë aksion është klientelizmi i hapur që aplikon ministria, në lidhje me debitorët. Kjo ministri, ka krijuar gjashtë “lista” debitorësh:

Lista e parë ka të piketuar debitorët konsumatorë familjarë.

Lista e dytë, ka piketuar konsumatorët familjarë që vjedhin energji.

Lista e tretë, ka piketuar konsumatorët biznese të vogla e të mesme që janë debitorë.

Lista e katërt, ka piketuar konsumatorët biznese të vegjël e të mesme, që vjedhin energjinë.

Lista e pestë, ka piketuar bizneset VIP debitorë.

Lista e gjashtë, ka piketuar bizneset VIP që vjedhin energjinë.

Nga këto lista, vetëm katër të parat janë zbatuar me gjoba, me ndërprerje energjie e me burg. Dy listat e tjera të bizneseve VIP që vjedhin energji e që janë debitorë, nuk po zbatohen. Këto lista janë hequr nga plani i aksionit. Nuk kemi dëgjuar ende sot që të ketë një shkëputje energjie në një nga bizneset VIP, apo arrestim të ndonjë biznesi VIP. Kemi dëgjuar p.sh, që është arrestuar një mullixhi në fshat që bluante 3 herë në vit drithin e fshatit, apo një vajzë 14 vjeçare në Pukë që lidhi energjinë se do piqte bukën se ishte e uritur. “Njësitet guerile” të OSHEE-së, kanë prerë “tela” nëpër banesa e kasolle fukarenjsh, pleqsh të sëmurë e të braktisur, por nuk kanë prerë asnjë fije teli nëpër fabrika, disko, punishte, sera, furra buke, fabrika mielli, fabrika mermeri, karriera guri, miniera, qendra përpunimi plehrash e skrapi, fabrika pijesh e ushqimesh në tregje, vila, fshatra turistikë, qendra tregtare, shtypshkronja, shkolla, kopshte e universitete, klinika e spitale private shërbime telefonie e interneti. Pse? Sepse janë të njerëzve të lidhur me pushtetin, të ministrave e deputetëve, të ish-ministrave e ish-deputetëve, të politikanëve e familjarëve të tyre. Nga 7000 biznese të mëdhenj e të mesëm aktiv, 1300 kanë mbi 10 vite që nuk paguajnë energji elektrike, 1150 prej tyre paguajnë energji sa një vilë private, 620 paguajnë energji sa një familje në apartament, 800 biznese kanë deri në 6 vite që nuk paguajnë energji elektrike. Ka restorante luksoze, bujtina, motele e hotele VIP-ash shtetarë, politikanë, zyrtarë të lartë e biznesmenë miq e të afërm të tyre që harxhojnë miliona lekë energji në muaj dhe paguajnë sa një familje, që kanë në lokale më shumë llamba se rrugët dhe qendra e Tiranës e nuk paguajnë fare. Dhe këta nuk preken, edhe pse janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Afro 1.2 milion dollarë borxh energji elektrike ka 1 universitet në Tiranë, afro 2 milionë dollarë borxh energji elektrike ka një spital privat i huaj, afro 2.7 milionë dollarë borxh energji elektrike ka një fabrikë pijesh e ushqimesh, afro 4 milionë dollarë borxh energji elektrike ka një qendër prodhimi produktesh mishi… dhe këtyre nuk u priten “telat”, nuk u hidhen prangat, nuk sekuestrohen, nuk detyrohen të paguajnë… Të kujt janë, kush dhe pse mbrohen?

Kompani debitore

 AMC

EAGLE

PLUS

ARMO

ALBTELEKOM

BANKERS PETROLEUM

BKT

KURUM

BECHTEL & ENKA

CEMENT FACTORY- F. Krujë

ANTEA CEMENT

EUROTECH CEMENT

KALIVAC GREEN ENERGY

TREMA ENGINEERING

ALB-STAR

ALPINE BAU GMBH, Filiali Tiranë

ELBASAN CEMENT FACTORY

GECI – 1

EDIL-AL– iT

SALILLARI

ALBAN – TIRANA CO

KAMZA DEVELOPMENT

ALBAVIA

GORA

DEGINA

INSTITUTI KULURËS ITALIANE

GJOKA CONSTRUCTION

ALBANIAN INVESTMENT

J & P AVAX SH.A.

EUROTEOREMA GROUP

KIRCHBERGER–ALBANIA

GLOBAL CONSTRUCTION

IMPRESA COSTRUZIONI GIUSEPPE MALTAURO

TRISS NDERTIM

ALBA BETON

PERXHOLA

SPITALI AMERIKAN (te spitali)

EURO PETROL DURRËS

MANE TCI

NEPTUN

BALFIN GROUP

SGS- Societe Generale

TEG

EUROMAX

CARREFOUR

MEGATEK

ACR

QTU

ROLLING HILLS LUXURY RESIDENCE EXT

SPITALI AMERIKAN (brenda Spitalit Ushtarak)

ALBANIA TELECOMUNICATION UNIT

Përparim HALILI