Ministri Kosova në konferencën e 14 të Pediatrisë: “Prioritet, kujdesi për fëmijët”

609
Sigal

Ministri i Shëndetësisë z. Halim Kosova ka marrë pjesë në konferencën e 14 –të kombëtare të Pediatrisë, e cila po mbahet  në Tiranë “ Në këto vite kanë ndodhur ndryshime, por ende mbetet shumë për të bërë, me qëllim që angazhimet e qeverisë dhe investimet në fushën e pediatrisë  të përcillen si duhet”,  është shprehur Ministri Kosova.  Shqipëria ka arritur një performancë të mirë e të kënaqshme sa i takon shëndetit të nënës dhe fëmijës, ndërkohë që pediatria shqiptare ka njohur zhvillime pozitive në vite.  ” Nisur nga parimi që profilaksia dhe parandalimi i sëmundjeve është pikë kyçe shumë e rëndësishme për çdo sistem shëndetësor, qeveria ka marrë masat edhe për kujdesin ndaj fëmijëve”, tha Ministri i Shëndetësisë. Më tej z. Kosova shtoi se shërbimi terciar pediatrik, i përfaqësuar nga Departamenti i Pediatrisë në QSUT, mban në supe përgjegjësitë e liderit ndaj tërë Pediatrisë shqiptare, si dhe të zgjidhjeve të vështirësive diagnostike e terapeutike të rasteve të referuara nga i gjithë vendi”, nënvizoi Kosova. Në rastet e nevojës së trajtimit ambulator me barna për patologji të caktuara, kjo kategori, sipas tij, përfiton nga barnat e listës së rimbursuar kundrejt recetës me rimbursim të lëshuar nga mjeku i familjes dhe librezës së shëndetit. Fëmijët 0-1 vjeç përfitojnë barnat në masën 100%.