Ministri Klosi: Gratë që do lirohen me amnisti, do punësohen menjëherë

488
Sigal

Ministri i
Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ishte sot në burgun e grave. Zoti Klosi tha se
të gjitha gra që do të fitojnë lirinë do të punësohen.“Vijmë me një lajm të mirë tek ju sot. Shumë nga ju përfitojnë nga
amnistia e fundvitit dhe një pjesë e juaja do të lenë qelitë ku vuajnë dënimin.
Por ju nuk do të jeni vetëm. Ajo që do të bëjmë, është punësimi juaj. Për
secilën prej jush që do të lerë burgun, do integrohet në shoqëri përmes punës
që do i gjejmë
”, deklaroi Klosi. Sipas Klosit, ri integrimi i të
burgosurave në jetën e përditshme është detyrim për dikasterin e tij.

Madje tha ai, në
negociatat me Bashkinë do të mundësohen dhe banesa sociale për këtë kategori
grash. “Bashkë me bashkitë, do sigurojmë banesat sociale. Riintegrimi
juaj, detyrimi ynë”-theksoi ministri Klosi.