Ministri Klosi: Dy shkolla të reja të teknologjisë së informacionit

576
Sigal

Nis
procesi i trajnimeve të mësuesve të shkollave profesionale. Ministri i
Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, mori pjesë në ditën e fundit të
trajnimeve të mësuesve të shkollave të Teknologjisë së Informacionit nga
 qendra “Protik”,ku deklaroi se “kjo degë ka qenë më e kërkuara për vitin
e ri shkollor, duke mos i plotësuar të gjitha kërkesave për regjistrim në to,
ndaj  do të investohet për ngritjen e dy shkollave të reja të teknologjisë
së informacionit”.

Qendra “Protik” ka trajnuar mësuesit e shkollave
profesionale të Teknologjisë së informacionit.  Sipas Ministrisë së
Mirëqënies Sociale, trajnimi i mësuesve është një nga tre shtyllat kryesore të
angazhimit për rritjen e cilësisë së arsimit profesional, bashkë me investimet
për zgjerimin e investimeve dhe pajisjen e plotë me laboratorë dhe bazën e
praktikës në këto shkolla