Ministri i Transportit , Dervishaj: Kroacia e interesuar për linja direkte fluturimi Zagreb-Tiranë

581
Sigal

Ministri i Transportit dhe
Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadoren e Kroacisë,
Sanja Bujas Juraga.

Ministri Dervishaj dhe
Ambasadorja Juraga, theksuan se marrëdhëniet politike mes dy shteteve janë të
shkëlqyera, por duhet bërë më shumë në forcimin e raporteve ekonomike dhe në
transport.

Ambasadorja Juraga, tha se
shumë shpejt Shqipërinë do e vizitojnë përfaqësues të Portit të Rijekës, për të
diskutuar nga afër me palën shqiptare për fillimin e një linje direkte trageti,
Durrës-Rijeka.

Ministri Dervishaj, deklaroi
se një nga synimet e tij, është zhvillimi i transportit detar, që ka potencial
shumë të madh, por ende të pashfrytëzuar.

Ambasadorja Juraga, tha se ka
interes në rritje nga pala kroate për vendosjen e një linje direkte fluturimi
Zagreb-Tiranë.

Zoti Dervishaj tha se
Ministria e Transportit, është e angazhuar maksimalisht, për të krijuar
lehtësirat e nevojshme për të bërë të mundur vendosjen e një linje direkte
trageti dhe ajrore mes dy vendeve