Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri: Temperaturat e ulta, test për investimet në rrjet të OSHEE-së

490
Sigal

Rritja e konsumit të
energjisë për shkak të temperaturave të ulëta ka qënë një test për investimet
në rrjet të OSHEE, ka thënë ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian
Gjiknuri. Ai ka inspektuar bashkë me administratorin e OSHEE-së, Ardian Çela
investimet që po kryhen për zgjerimin e nënstacionit të Selitës.

“Ndërprerjet kanë qenë shumë më të pakta ndërsa koha e riparimit të tyre më e
shpejtë çka tregon se sistemi ka qenë në gadishmëri të plotë dhe investimet
kanë dhënë efektin e tyre. Siguroj shqiptarët se pavarësisht se do kemi
probleme me motin në ditët në vijim, OSHEE do të jetë në gadishmëri për tër
riparuar defektet në kohë shumë të shkurtër dhe kjo po konfirmohet jo vetëm nga
të zgjedhurit vendor por dhe qytetarët që e bëjnë vet diferencën”, u shpreh
Gjiknuri duke sqaruar se pavarësisht të metave që ka ende sistemi, nuk duhet
harruar se deri para tre vitesh sektori po “vdiste” nga “tumori” që e kishte
përfshirë. 

Me këtë investim prej 6 milionë euro përmirësohet cilësia e furnizimit me
energji për disa zona të Tiranës, në Unazën e Madhe, rruga “Teodor Keko”, ish
fusha e Aviacionit, Pallatet Hauai, Laprakë etj. 

Vendosja e 6 fiderave të rinj do të mund të krijojnë unazën për të menaxhuar më
mirë ngarkesat, sidomos në zona problematike si Misto Mame dhe Yzberishti.

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes z.Adrian Çela tha se në këtë
nënstacion nuk ishte kryer investim që në vitin 1956.