Ministri i Bujqësisë, Panariti, në Panairin e Bujqësisë “Green Ëeek” në Berlin

529
Shqipëria, stendë në Panairin e Berlinit me produkte autoktone
Panariti: Të zhvillojmë produktet e markës që na individualizojnë në tregun ndërkombëtar
Panariti dhe kompanitë shqiptarë, gjatë panairit, takuan përfaqësues biznesesh nga vende të ndryshme të botës
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, gjatë vizitës në Gjermani dhe pas takimeve me homologun e tij, Schmidt dhe Parlamentaren e Bundestagut Kovaç, vizitoi Panairin e Ushqimit dhe Bujqësisë “Green Week” në Berlin, ku ndodhet edhe stenda shqiptare me produkte autoktone, emblematike shqiptare, siç janë verërat, vaji e ullirit, bimët aromatike, mjalti etj. Gjatë ditës së parë të panairit, stenda shqiptare ka qenë intensivisht e vizituar, fakt që tregon interesimin e lartë për prodhimet autoktone shqiptare, për cilësinë dhe unikalitetin e tyre. 
Gjatë qëndrimit në këtë panair, Ministri Panariti dhe grupi i bizneseve shqiptare pjesëmarrëse në këtë event, kanë zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve nga vende të ndryshe, të interesuara për prodhimet shqiptare.
“Bujqësia shqiptare duhet të zhvillojë prodhimet autoktone, të markës, të cilat na individualizojnë në tregun ndërkombetar. Këto produkte dhe ne, të bëjmë të njohur shijen shqiptare, traditat tona shekullore”, tha Panariti.
Sigal