Ministri i Bujqësisë, Panariti inspektim në dy ferma në Baldushk dhe Lundër

53
Gjatë ditës e sotme, ministri Panariti ka inspektuar dy ferma blegtorale në rrethinat e Tiranës: fermën e dhive në pronësinë e Krenar Tufës në Lundër dhe fermën e lopëve në pronësi të Agim Brajas në Baldushk, me synim përgatitjen e sistemin aktual të Identifikim Regjistrimit për realizimin e “matrikullimit elektronik” të shërbimit veterinar në kuadër të integrimit në BE. Pas matrikullimit të kafshëve me matrikuj të thjeshtë (në vesh), ky matrikullim është një risi që starton sot me këtë fermë pilot për të hedhur hapa të mëtejshme drejt modernizimit të bujqësisë dhe përafrimit të saj me ato të Bashkimit Evropian. Ky matrikullim, do të bëjë më të lehtë punën e shërbimit veterinar në kontrollin e lëvizjes së kafshëve, sëmundjeve të tyre, si dhe punën e inspektoreve të AKU në kontrollin e zinxhirit të produkteve shtazore në zinxhirin e tregtimit të tyre duke nisur që nga ferma në tavolinë. Me anë të matrikullimit elektronik, ne synojmë të ndihmojmë fermerët shqiptarë në garantimin e gjurmueshmërisë së kafshëve që ata mbarështojnë. Në këtë mënyrë, ne nxisim garancinë e konsumatorit shqiptar dhe të huaj që produktet tona vijnë nga një origjinë e sigurt nga kafshë të shëndetshme. Duke përmirësuar sistemin e identifikimit dhe gjurmueshmërinë e produkteve tona, ne i japim garancinë e sigurisë së produkteve tona, në mënyrë që ky treg të hapet për eksportet shqiptare.