Ministri grek për marrëveshjen me Shqipërinë: S’ka çështje çame, janë kriminelë lufte

117

Greqia mund të përfundojë në zgjedhje të parakohshme pas firmosjes së marrëveshjes së emrit me Maqedoninë fqinje.

Aleati i kryeministrit Tsipras në qeveri, kreu i “Grekëve të Pavarur”, Panos Kammneos ka deklaruar se kjo marrëveshje nuk do kalojë pa u pyetur populli grek dhe mundësitë për këtë në dy: Referendum ose zgjedhje të parakohshme, shkruan Protothema.

Më tej ka folur edhe për marrëveshjen me Shqipërinë ku ka deklaruar se sqarimet e duhura për këtë çështje do jepeshin nga ministri i Jashtëm, Kotzias, por shtoi se Epiri i Veriut është zona ku kanë ekzistuar grekët dhe si i tillë do ekzistojë dhe minoriteti aty do mbrohet.

“Shqipëria ka filluar të kuptojë se është në interesin e saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Epiri i Veriut është zona ku kanë ekzistuar grekët dhe si e tillë do mbetet sërish. Sa pëer çamët ata janë kriminelë lufte pasi kanë bashkëpunuar me nazistët dhe ne nuk flasim me kriminelë lufte.” – ka deklaruar Kammenos.