Ministri Gjiknuri: Deri në prill do jetë drafti i statusit të minatorit

578
Unë jam i njohur me problematikën, besoj se edhe ju jeni në dijeni, u ra dakord që të përpunohet një draft i përbashkët nga sindikatat, gjë që nuk u realizua nga të gjitha sindikatat. Fatmirësisht, brenda prillit, ne kemi një draft deri diku të dakordësuar, ku dalin në pah disa elemente kryesore të kërkesave tuaja. Mendoj që pjesa e pagës minimale mund të realizohet, nuk shoh ndonjë problem. Edhe sot, në realitet, në kompanitë e minierave, edhe nga informacionet që kam dhe nga trysnitë si shtet, kanë arritur e kanë filluar t’i paguajnë më lart minatorët. Minatorët nuk është se kanë paga të ulëta, të papërfillshme, kanë filluar të paguhen më mirë. Jam dakord që duke vendosur dhe një kufi ligjor, kjo mund të bëhet më e trysnueshme, më e kontrollueshme nga shteti, nëpërmjet Inspektoratit të Punës apo institucione të tjera fiskale dhe mendoj se këtu mund të gjejmë një dakordësi. Pjesa tjetër janë çështje që kanë implikime financiare dhe ne duhet t’i shikojmë së bashku, që të gjejmë një të mesme të arsyeshme. Do autorizoj grupin e punës që me të gjitha sindikatat të kërkojë të caktohen përfaqësuesit tuaj, siç keni bërë më parë, të diskutojmë në lidhje me draftin e ardhur nga një grup i sindikatave. Mbase nuk janë përfshirë, reflektuar të gjitha nevojat tuaja, por le të punojmë mbi atë draft dhe pastaj të vazhdojmë me procesin, sipas shkallëve që kërkon çdo iniciativë ligjore.
Sigal