Ministri e Brendshme apo zyrë tenderimesh?

538
Sigal


Shqipëria e zhytur në krim, ministri Tahiri merret me tenderët e supës dhe çarçafëve në spitale


Arjan ZADRIMA

Përditë në Shqipëri, po ndodhin krime të çdo lloji, me ngjarje të rënda, të cilat kanë lidhje me grabitje, përdhunime të miturish në banesa e shkolla, me rrëmbime e trafiqe femrash, me grabitje bankash, banesash, individësh në rrugë e biznese. Por më tragjike është bërë situata kohët e fundit, duke u shtuar krimet në familje me pasojë vrasje bashkëshortësh, dhunime grash nga burrat, dhunime fizike prindërish nga fëmijët e deri vrasje në familje, në pallat, në lagje, në biznese, në fshatra e qytete, në rrugë e kudo, pa harruar vetëvrasjet të cilat po shtohen së tepërmi tek shqiptarët që po zhyten më thellë në varfëri ekstreme, për shkak të falsiteti dhe mashtrimeve të “Rilindjes”. Krimi rrugës është prezent, i përhershëm dhe agresiv me veprim të lirshëm ditën e natën, madje edhe duke gjunjëzuar e frikësuar policinë. Dhe ministria e 11 mijë policëve që drejtohet nga “çuni i Rilindjes” Saimir Tahiri, i bën “temena” krimit të rrugës, nuk prek me dorë e nuk frenon krimin në familje, në punë, në komunitet. Në vend që ministri Tahiri të kryejë detyrën si ministër i rendit, pra i sigurisë së jetës, punës, pronës e lirisë së shqiptarëve, kryen një detyrë tjetër: Është kthyer në drejtor tenderësh, duke bërë ndarjen dhe prokurimin e fondeve publike jo vetëm për këpucët dhe veshjet e policëve, por edhe tenderët e larjes së çarçafëve dhe gatimit të supës në spitale, konvikte, kopshte e çerdhe fëmijësh! Në vend të merret me detyrën që ka posti i tij si ministër rendi, menaxhon fondet e tenderëve të krejt institucioneve e shërbimeve publike, dhënë kjo kompetencë në kundërshtim të plotë me ligjin, por me VKM të kryeministrit të “Rilindjes”! Ndërsa shqiptarët kërkojnë qetësi e siguri jete dhe pune, prej 3 vitesh e gjysmë, ministri Tahiri ka braktisur luftën kundër krimit të organizuar, drogës, dhunës në familje, grabitjes së banesave, bizneseve, bankave e makinave të transportit të depozitave bankare, të përdhunimeve e dhunës në familje dhe po shërben si… “drejtor thesari”, duke ndarë fondet e tenderëve…   

 

Ministri Tahiri, tender për lyerjen e spitalit të Gramshit 

 

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME 

1. Për Lotin I: “Shërbim Lyerje për fasadën e Drejtorisë së Policisë së Shtetit”

2. Operatori ekonomik “ANADA” shpk me NIPT J71916003L me ofertë ekonomike 687 750 (gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSH, Adresa: Rr. “Myslym Shyri”, Blloku 1, Shkalla 1-O, Apartamenti 168/1, Kati 5, Tiranë. 

3. Për Lotin II: “Shërbim Lyerje për Spitalin e Gramshit”

4. Operatori ekonomik “DOKSANI-G” shpk me NIPT L21809501 me ofertë ekonomike 876.415 (tetëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë pa TVSH, Adresa: Lagjja Popullore, Shijak, Durrës. 

5. Procedura e prokurimit: “Kërkesë për Propozim”.

6. Përshkrim i shkurtër i kontratës : “Shërbim Lyerje”.

7. Buletini Nr. 48 datë 05 Dhjetor 2016